Rruga drejt emigrimit/Rreth 100 mijë shqiptarë janë regjistruar si azilkërkues në Gjermani nga 2014 deri në 2016

0
5190

 

“Emigrimi shihet si shpresa e vetme e shqiptarëve në këto 25 vite demokraci, rrugëtim nga eksodi i 90’, 98’ e deri në eksodin e vitit 2014,  me një të përbashkët mungesa e shpresës” 

Anesti Barjamemaj

Shqipëria është një vend i varfër dhe papunësia nuk po shënon ulje. Në 25 vite të demokracisë vendi ynë është përfshirë disa herë në emigrime masive. Që në momentin e parë që kur në Shqipëri ra komunizmi i gjithë populli kishte një ëndërr : të largohej sa më para nga Shqipëria. Shpresa dhe gjithçka tjetër ishte vrarë nga regjimi komunizmi 45 vjeçar. Izolimi i madh i popullit për më shumë se katër dekada kishte akumuluar një ndjenjë ikje te i gjithë populli.  Migrimi dhe emigrimi në Shqipëri ka qenë dhe vazhdon të jetë një dukuri e pranishme që në fillim të viteve  1990. Ndonëse niveli i migrimit ka pasur luhatje gjatë dy dekadave te fundit, ecuria e  përgjithshme ka prirje të rritet më kalimin e kohës. Shqipëria ka pasur një fenomen masiv emigrimi nga fillimi i viteve ‘90. Ky aspekt i  rëndësishëm i regjimit demokratik ishte pothuajse i pa njohur para viteve ‘90, kur shoqëria  shqiptare ishte nj ë shoqëri e mbyllur.  Pas viteve ‘90 përbërë si kryesor që përcakton regjimin demokratik  bëhet emigrimi.  Termi migracion i brendshëm përdoret për të përshkruar procesin e lëvizjes së personave  që zhvendosen nga një zonë (një provincë, rreth apo bashki) në një tjetër brenda vendit. Po ashtu,  migracioni i brendshëm ndikon mbi strukturën e shpërndarjes së popullsisë brenda vendit. Migracioni mbetet një dukuri komplekse që e ka prekur Shqipërinë shumë dekada. Janë  ndërmarrë shumë studime për të shqyrtuar shpërndarjen e migracionit ndërkombëtar shqiptar pas  rënies së komunizmit në vitin 1990. Dihet  se njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Kjo është gjendja e emigrantëve shqiptarë të cilët janë larguar për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre pas një periudhe të  gjatë komuniste dhe tranzicioni e cila rezultoi në varfëri dhe në nivele të larta papunësie.  Termi “një jetë më e mire” përfshin një gamë të gjerë faktorësh që i detyrojnë shqiptarët të largohen dhe është e reflektuar në mungesën e njëtrajtshmërisë ndërmjet emigrantëve shqiptarë.

Eksodi i parë i shqiptarëve në demokraci, viti 90’

 

Gjatë periudhës së komunizmit ,Shqipëria ka qenë shumë e izoluar dhe dukuria e

migracionit pothuajse nuk ka ekzistuar. Emigracioni masiv që karakterizon periudhën post-

komuniste filloi në korrik të vitit 1990, kur mbi 5.000 persona hynë në ambasadat e Italisë,

Gjermanisë dhe  Francës për t’u larguar nga vendi.  Në fund të vitit 1990, mbi 20.000 shtetas

shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi ku kërkuan azil politik.

Në mars të vitit 1991, një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më

i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për

të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur

rreth 18.000 vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i

paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme. Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve

1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-

ekonomike.

hh

Ikja masive e shqiptarëve në vinin 97’

 

Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në

350.000 vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave

piramidale dhe kaosit politik që  shoqëroi këtë ngjarje.  Në vitet e fundit ka patur një rënie të vazhdueshme të emigracionit të paligjshëm për  shkak të forcimit të kontrollit kufitar, intensifikimit të luftës kundër trafikimit të qënieve  njerëzore, përmirësimit të kushteve social-ekonomike në Shqipëri dhe stabilitetit politik dhe  rendit.  Emigrantët shqiptarë gjithmonë e më shumë po integrohen në vendet pritëse, me  përjashtim të Greqisë, ku ky proces është shumë i ngadaltë. Vërehet një ulje e ndjeshme e  emigracionit të paligjshëm, megjithatë kjo është shoqëruar nga rritja e emigracionit të rregullt për në Kanada, SHBA, etj.

Si rezultat i integrimit të emigrantëve, emigracioni për qëllime punësimi është shoqëruar me bashkim familjar, gjë që nuk mund të ndodhte më parë për shkak se njerëzit emigronin në mënyrë të parregullt. Emigracioni për qëllime punësimi është shoqëruar nga një numër i madh shtetasish që largohen nga vendi për të  studiuar jashtë.  Masat e qeverisë për forcimin e kontrollit të kufijve dhe luftën kundër trafikimit të  qënieve njerëzore kanë sjellë një ulje të emigracionit të parregullt. Gjithashtu ndryshimi i  kushteve sociale, ekonomike dhe politike ka ulur dëshirën për t’u larguar nga vendi në të mirë të  rritjes së kërkesave dhe aspiratave të shqiptarëve të cilët përndryshe do të ishin kontigjent  emigracioni.

 

Një tjetër dukuri është ulja e rëndësisë së afërsisë gjeografike. Kjo vihet re në faktin se po  shënohet ulje e vazhdueshme e numrit të emigrantëve në vendet fqinje si psh. në Greqi dhe Itali  dhe një rritje e konsiderueshme e emigrantëve në shtete më të largëta si në Mbretërinë e  Bashkuar, SHBA dhe Kanada. Arsyeja kryesore që ndikon në përzgjedhjen e shtetit për të emigruar është mund ësitë ekonomike  që ofron shteti në fjalë apo mundësia e pajisjes me dokumenta. Si pasojë, një numër gjithnje e  më i madh  I shqiptarëve po emigrojnë drejt vendeve si Mbretëria e Bashkuar si edhe në vende ku  mund të emigrojnë ligjërisht, si Kanadaja apo SHBA.  Lëvizjet migratore kanë shkaqe të shumta, qofshin ato ekonomike, politike, demografike,  ndryshime klimaterike etj. Motive të ndryshme mund të vërehen edhe ne rastin e një personi të  vetëm. Për shembull, një azil-kërkues mund të largohet nga vendi i origjinës për shkak të frikës  nga persekutimi edhe për shkak të varfërisë ekstreme. Siç theksohet  edhe në “Essentials on  Migration Management”, dallimet midis një emigranti dhe një banori të përhershëm në një vend,  një emigranti ekonomik dhe një azil kërkuesi, një punëtori të huaj dhe një biznesmeni që lëviz  nga një vend në tjetrin, një studenti dhe një profesionisti me kualifikim të lartë, nuk janë shumë  të qarta në ditët tona.

Ambiciet dhe motivet individuale për emigrim janë përzier me faktorë dhe  presion të jashtëm. Për sa më sipër, në vende të ndryshme i njëjti fenomen përkufizohet me terma  të ndryshëm. Vete terminologjia migratore është në zhvillim të vazhdueshëm. Për shembull,  termi  “trafikim i qenieve njerëzore” deri vonë, përdorej shumë \ rrallë në debatet për politikat  migratore. Ndërkohë që sot, trafikimi i qenieve njerëzore është në krye të prioriteteve politike të  shteteve kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit. Edhe në vend, terminologjia migratore  vuan nga e njëjta problematikë. Kjo në radhë të parë për shkak të zhvillimeve të saj relativisht të  vona. Nevoja për një kuadër të plotë legjislativ dhe studime në këtë fushë lindi kryesisht pas  viteve ’90 -të, si rezultat I përmasave që njohu emigrimi i shqiptarëve këtë periudhë. Vihet re  mungesa e termave të mirëfillta shqip si dhe përdorimi i tyre shpesh në mënyrë të gabuar.  Kështu, shumë terma përdoren në vend të njëri tjetrit, si në gjuhën e përditshme, ashtu edhe në artikuj mediatikë, studime, strategji apo akte ligjore.  Edhe pse numri i emigrantëve shqiptarë në vendet fqinjë vazhdon të mbetet i lartë, ajo që vihet re kohët e fundit është rritja e emigracionit sezonal në vendet fqinjë si edhe ndryshimi i raportit midis emigracionit të rregullt dhe të parregullt në favor të emigracionit të rregullt. Së  pari, kjo ndodh si pasojë e lehtësimit të marrjes së dokumentave në vendet pritëse. Së dyti, rritja  e përshtatjes me kërkesat e tregut të punës në vendet pritëse i jep kësaj prirjeje një ndihmë të  madhe. Krijimi i kontakteve si edhe mësimi i gjuhëve të vendeve fqinje ka ndihmuar në mënyrë  të konsiderueshme këtë proces. Së treti, zhvillimi i komunikimit me vendet pritëse ka luajtur një  rol të rëndësishëm. Kjo është shoqëruar edhe me shtimin e pikave të kalimit kufitar, linjave të  trageteve për në Itali, rritjen e numrit të fluturimeve nga dhe për në Shqipëri, si dhe me  përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

 

 

Ikja e shqiptarëve masivisht në vitin 2014

“53, 805 Shqiptar kanë kërkuar azil në gjermani në 2015. Por vetëm 5 prej tyre kanë marrë përgjigje pozitive.”

“Ndërsa në vitin 2016 në periudhën janar tetor kanë kërkuar azil 34000, por asnjë prej tyre nuk ka marrë përgjigje pozitive. “  

“Numri është më i madh pasi azilkërkuesit kanë filluar që në vitin 2013 dhe në këtë vit papasur një fluks të madh kërkimesh.”

Në Shqipëri kanw ndodhur disa eksode. Shumë njerëz kishin emigruar në vitet e para të demokracisë, dhe shumë të tjerë kishin emigruar në vitin e errët 1997, për shkak të problemeve me firmat piramidale. Por kjo situatë u përsërit në vitin 2014 e në vazhdim. Si asnjë herë më parë Shqipëria edhe pse ishte në një situatë të qetë dhe pa luftë, shqiptarët zgjodhën të largoheshin. Të rinj të punësuar, të pa punë të moshuar të gjithë kërkonin që të iknin nga Shqipëria. Arsyeja ishte e thjeshtë mungesa e shpresës në vend dhe varfëria madhe e që ekzistonte. Shifrat për ikjet masive ishin alarmante, dhe shumë e quajtën edhe eksod këtë që emigrim drejt Gjermanisë dhe Francës. Vendi ku të gjithë kërkonin të shkonin ishte Gjermania. Qeveria e këtij vendi bënte thirrje për të gjithë shqiptarët që të mos udhëtonin drejt vendit të tyre pasi nuk do të pranohej asnjë azilkërkues. Shqipëria ishte vendi i cili konkurronte me Sirinë e cila ishte në një luftë civile, ku jeta e të gjithëve ishte në rrezik. Në Shqipëri  nuk rrezikohej asnjë jetë nga luftërat por përsëri  shumë njerëz kërkonin që të iknin sa më parë. Varfëria, dhe papunësia ishin shkaqet kryesore.

Shqipëria konkurron me Sirinë

Numri i kërkesave për azil në Gjermani është nëe nivele të larta në vitin e fundit, edhe pse ikja masiva ka tre vite që ka filluar. Ministria e Brendshme e Gjermanisë paralajmëroi se Shqipëria është vendi i cili ka pasur kërkesat më të shumta të pas Sirisë në vitin 2016. Sipas njoftimeve të Ministrisë në vendin e parë për kërkesa për azil ishin refugjatët nga Siria për të pasuar ata nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Afganistani dhe Iraku. Nëse i analizojmë të gjitha shtetet me radhë, Shqipëria dhe Kosova kanë arsye kryesore për emigrim ekonomin. Sipas një përllogaritjeje, nëse vazhdohet me këto ritme Shqipëria në një të ardhme jo shumë të largët do ketë një popullsia shumë te vogël.

Shumë emigrantë që kanë kërkuar azil në Gjermani nuk kanë përfituar duke dhënë një mesazh të qartë që nuk mund të fitohet azil. Edhe pse mesazhi që vjen nga ky vend është i qartë përsëri shumë shqiptarë vazhdojnë të braktisin vendin e tyre. Në Shqipëri kjo temë ka zënë një hapësirë të madhe mediatike dhe politike. Qeveria e vendit nuk e pranon ende që shumë shqiptar po braktisin vendin e tyre në mungesë të një punë dhe për shkak të varfërisë. Shumë e quajnë që kjo gjë është e rastësishme, dhe e quajnë një gjë normale. Kryeministri i Shqipërisë në një deklaratë të disa muajve më parë ishte edhe më i paparashikuar. Ai tha se shqiptarët  ikin edhe për emancipim për të parë botën. Në asnjë moment nuk e quajti një plagë për shoqërinë.  “Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi: për një perspektivë më bindëse në Gjermani e Austri. Lëvizja e fuqisë punëtore ka qenë e mirë për ekonominë dhe shoqërinë evropiane. Vendet më të zhvilluara janë vendet ku emigrantët kanë dhënë kontributin e tyre”, tha Rama.

Por më këtë deklaratë nuk ka qenë dakord kryetari i Partisë Demnokrtatike Lulzim Basha, i cili në një takim në BE e ka ngritur këtë çëshjte si një shqetësim. Kryetari i PD Lulzim Basha e ka ngritur çëshjten e azil kërkuesve në asamblenë politike të Partisë Popullore Evropiane çështjen e rritjes se numrit te shqiptareve qe kërkojnë azil ne vendet e Bashkimit Evropian. Gjate kësaj asambleje, lideri i opozitës Basha deklaroi se keqqeverisja, korrupsioni dhe promovimi i personave me rekorde kriminale janë shkaqet kryesore te rritjes se numrit te azilkërkuesve nga Shqipëria. Ne njoftimin për mediat te shpërndare nga Partia Demokratike, theksohej se gjate mbledhjes se PPE kishin ardhur kritika të ashpra nga përfaqësuesit e Berlinit zyrtar, të cilët kanë venë në dukje se në Gjermani ndihen pasojat e humbjes së perspektivës së qytetarëve shqiptarë. Eurodeputetët e kanë konsideruar tejet shqetësues një numër kaq të lartë azilkërkuesish për një vend që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Europian si Shqipëria.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here