PD: Shkollat pa ndrohje, Rama harxhon 537 mln lekë për kondicionerët e zyrës

0

Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se do harxhojë 537 mln lekë për ngrohjen e kryeministrisë, ndërsa shkollat janë ende pa ngrohje.

Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se Rama bën shfaqje me shtabin e emergjenca në zyrat e ngrohta të kryeministrisë.

Grida Duma: 537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit.

Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi.

Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të.

Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë.

Prandaj njerëzit po vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij.

Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë.

Ndërkohë njerëzit po e përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë kosoton e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët.

Edi Rama nuk mendon për njerëzit. ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve.

Lini nje pergjigje