Papandreu në gjykatë se gënjeu në fushatë! Mos o zot tek ne, se ngelëm pa qeveri!

0

Një lajm shumë i interesant na vjen nga Greqia fqinje (për disa është interesant, por për disa të tjerë është kambana e alarmit). Një gjykatë në Athinë po shqyrton një çështje e cila është shumë e pazakontë në Shqipëri. Kujt ja merrte mendja se gjykata mund të shqyrtoj një padi kundër një ish- kryeministri (apo edhe kur ai është në pushtet), për mos mbajtjen e premtimeve elektorale. Në Shqipëri mashtrimet me premtimet elektorale janë një normë (dhe të gjithë) dhe nuk u bëjnë më përshtypje njerëzve.

Në 25 vite demokraci jemi mësuar që të besojmë (ka raste që edhe nuk i besojmë) çdo gjë që thonë politikanët, kur vijnë për të kërkuar votën. Greqia si një vend shumë afër nesh dhe me një demokraci jo shumë të konsoliduar (por shumë herë më e mirë se e jona), vendosi që ti thotë mjaft mashtrimeve elektorale. Viktime e parë e kësaj nisme është Jorgo Papandreu. Ai është paditur nga një ish-ushtarak, për tradhti, mashtrim dhe shpërndarje të informacionit të rremë. Këto lajme interesante janë bërë të ditura nga gazeta greke, “Prothema”, e cila shkruan se Papandreu ka shumë mundësi që të dënohet. Ushtaraku ka kërkuar që të dëmshpërblehet me 260 mijë euro.

Të gjithë ju që po lexoni këtë shkrim do të thoni çfarë lidhje ka lajmi për gjykimin e Jorgo Papandreut me Shqipërinë. Lidhja është shumë e thjeshtë pasi edhe në Shqipëri, ka shumë politikanë që vetëm gënjejnë në fushatë dhe nuk mbajnë asnjë premtim. Premtimi (gënjeshtra) e parë 300 mije vendet e punës Në fushatën e 2013-tës Edi Rama (kryeministri), së bashku me “Rilindjen” bëri një premtim që ekzaltoi të gjithë shqiptarët. 300 mijë vende të reja punë ishte refreni i tij gjatë gjithë fushatës. Shumë u gënjyen dhe e votuan, por jemi në fundin e mandatit të tij të parë dhe 300 mijë vendet e punës janë shumë larg (se 200 e kusur mijë vende janë hapur, ka thënë Arben Ahemtaj) .

Por kemi edhe pak muaj që ky premtim mund të bëhet realitet (së ne këto tre vite e gjysmë qeveria thjesht ka menduar strategjinë se si do ti hap këto vende pune) dhe tani 300 mijë vendet do të hapen. Por siç ka thënë edhe KM, flasim në fund të këtij mandati se ka ende për të bërë (njësoj si banorët e “Big Brother” kemi akoma për të dhënë). Shëndetësia falas, por duhet të paguash për të Një tjetër premtim që ishte shumë pompoz ( dhe i pa besueshëm njëkohësisht i pa besueshëm), ishte shëndetësia falas. Të gjithë shqiptarët edhe pse e dinin që ky premtim (mashtrim) nuk do të bëhej realitet, por përsëri i besuan kryetarit të “Rilindjes”.

Sot në Shqipëri shëndetësia është “falas”, por duhet që të paguash për të. Çdo gjë është falas por procedurat janë me lekë dhe duhet të paguash. Drejt Gjykatës për mashtrimet Më reformën në drejtësi dhe duke u mbështetur te nisma që na vjen nga Greqia, të gjithë shqiptarët duhet që të padisin kryeministrin e tyre për mashtrime elektorale. Ndoshta jo sot, as nesër, por në fund në mandatit. Sepse siç ka thënë KM, do të ballafaqohemi në fund. Fundi erdhi, por duket se po vjen një fillim i ri. Gjykata është gati priten vetëm paditësit dhe i padituri./A.B. standard.al

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

Lini nje pergjigje