Historia që jam matur shumë herë t’ia nuk kam guxim ti tregoj se… deri sonte!

0

Letra 1
Mirmbrema Anabel!  Po shkruaj shkurtimisht nje episod te bukur te jetes time !Prinderit e mi jane te divorcuar dhe une jam rritur me babin dhe njerken . Gjithmone kam qen nje vajz e urte , e qeshur dhe me dashuri per jeten .Me njerken shkoja mir e mundohej te mos bente diferencime mes meje dhe femijeve te vertet te saj por prapseprap e kam ndjer boshllekun e munges se nenes sime .Me hapjen e nje adrese fb-je bera te pamunduren ta gjeja , e mbaja mend pak si pamje kur isha e vogel por vetem aq sepse foto nuk kisha , babi ishte munduar me cdo kusht te ma mbante larg . Pas disa bisedash me njerez te ndryshem te fisit te mamit arrita te zbuloja vendodhjen e saj dhe nje foto te saj qe u be si nje qender puthjesh dhe dashurie nga ana ime , qaja sa her e shikoja pavarisht se me vriste fakti qe nuk me kishte kerkuar! Nuk ishte interesuar per mua , a nuk ishte vall kurioze se si po rritem ose nese i ngjaj, ose si po me shkon jeta ose ose nuk e di ….Ajo jetonte ne Gjermani prej vitesh e ishte e martuar me nje kosovar , madje kishin 2 femij binjak . Pas disa kohesh mora vesh se do vinte ne Shqipri dhe fshehurazi babit me ndihmen e nje kusheriri qe e falenderoj shum per besimin dhe gadishmerine , shkova ta takoja ne qytetin e fisit te saj .Kur e kam pare filloi te me dridhej zemra e sa sme ra te fiket ,fillova te qaja me denes , kurr nuk kisha nxjerre lote gezimi qe nga ai moment ! Kusheriri i kishte treguar per mua dhe ajo me njohu menjehere , erdhi dhe me perqafoi fort e filluam te dyja te qajm… Ka qen momenti me emocionues i jetes sime!!  Faleminderit nese e poston

Loading...

Letra 2
Pershendetje ! Un jam nje vajze nga Korca (D) dhe jetoj ne Greqi. U njoha me nje djale nga Saranda u lidhem bashk dhe menduam qe te bashkjetonim. Babai dhe vellai nuk ishin dakort per kete lidhje po per harin timvendosen qe mos jene kundra. Jetuam 1 vit shume te lumtur vitin e 2 me dukej se po ndryshonin gjerat po perseri mendova se me dukej mua ashtu. I dashuri punonte ,punoja dhe un nderkohe qe shkoja dhe ne shkolle. Nje dit u ngritem si gjithmon pim kafe dhe un ikja e dyta ne pun ate dit qelloi qe un te ikja e para u pershendetem dhe dola nga shpia rruges takoj nje kushurirer time vajzen e dajes ,ku shkun i them qe ne mengjes ? Me thot tek nje shoqe qe rri ketej nga lagja jote kam disa pun ,mir i them ika klm. Shkoj ne pun dhe fillova te mos ndihesha mire i them pronarit se nuk mund te qendroja ne pun mund te marr leje ,mir shko ne shpi. Marr te dashurin ne tel nuk me pergjigjet dhe them do marr taksi dhe shkoj ne shpi. Hap deren e shpis dhe do shkoj ne banjo te freskoja fytyren ! Cte shikoj !!! Shikoj kushuriren te ashtuquajtur moter me te dashurin .me rra i gjithe pallati ne koke .cdo gje u shkatrua per nje sekonde . Keshtu perfundoi dhe lidhja ime bashk me jeten time…flm per sekondat qe i kushtuat historis time. Anonim ju lutem

Letra 3
Mrb anabel tema me shtyu ta them ,e di do gjykohem nga moralistat por kjo esht historia ime anabel ,kam mbi 8 muaj qe tradhtoj bashkshortin tim me ke ? Me ishin tim qe me esht bere hije kudo e ben cmendurira te jemi bashk prap,dhe pse kam femije ,nuk me ndahet i eshte fixu qe do jem me te dhe do krijojm familje bashk thot qe do ja thot gjitha bashkshortit tim nese e refuzoj ,me kercnon qe te ndahem se nuk mundet te me shoh me burrin ne krahe ,ca kohe filloi pinte dhe arriti sa nga inati i perplasi makinen me qellim ,thot qe nese nuk ndahesh do kesh pasoja ,un e doja anabel por me kto qe ben e ka zbehur ndjenjen nuk e adhuroj me sa e kam adhuruar ,me kercnon me fton ne shpi dhe kam tradhtuar burrin disa here ,i them qe nuk te vrasin lotet e mi po me shkatrron familjen ,thot sic me ke shkatrru ti mua ,nuk di cte bej,me kerkon te ket nje fmije me mua ,kohet e fundit esht bere shum agresiv madje ka arrit qe thot leje burrin ose do ta vras un te te lej ai ty sepse jeta ime pa ty sesht jet ,ndoshta per etik zduhet ta them por ne punojm bashk dhe teksa punonim ishim ne salle la pacientin ne anestezi dhe filloi hiq bluzen thoshte ne sy te ndimesve dhe ulu te te shikoj se ste dua per pune ktu kuptoje ,se di cfar te bej anabel me shum se ironite do vlersoja mendimet e pjekura flm

Letra 4
mirembrema! ju pergezoj per faqen dhe per cdo te mire psikologjike qe beni me ne. historia ime eshte pak ndryshe nga ato qe kam lexuar dhe do ju lutesha te me jepnit mendim per te gjetur nje zgjidhje… mendojeni si per vajzen motren apo miken tuaj qe ka nevoje per ju… e di qe do ket dhe paragjykuese kjo sepse se kan provuar kete qe po provoj une… ath…. jam 30 vjece nen e dy vajzave… perpara pes vjet e gjysem isha proces ndarje me burrin tim shkaku njerezit e tij dhe ai qe i shkonte pas atyre dhe pse ne kemi diferenc moshe dhe pse un braktisa familjen ne moshte te vogel per te…. gjerat u ftohen deri ne divorc pasi ai nenshkroi nje dokument qe shtepin ja fal te gjithe atyre…. pa dijenin time athere me nje femije…. filluan procedurat e gjyqit qe zgjaten gati gjashte muaj… gjate ketyre muajve u njoha me dike… ne fillim se desha ndihesha mire ai me deshte shume… me kalimin e kohes u dashurova tmerresisht pas tij saqe ai oshte gati te me merrte por un nuk ndihesha gati… esht me i vogel se un 6 vite… shtepia e tij e mori vesh dhe ishin dakord… gjyqit te divorcit po i vinte fundi dhe u desh te vendosja por punet erdhen der ne ate pike sa nuk mbante me… vellai at muaj martohej dhe nusja filloi pretekset per mua dhe gocen time, thoshte qe sdua qe ate ta gjej aty ajo le te shkoj me te bijen ne shpi me qera e kshu gjerash… te me merrte i dashuri ishte shume heret per te se ishte pak i vogel dhe pse i pjekur… moment sh i veshtire per mua… te shpis time sdinin asgje… athere pas rremujave ne shtepi me nusen e vellait burri vjen e me kerkon falje te kthehem se esht penduar… flas me shokun tim per situaten dhe i them ca do bejm un pa ty srri dot vellain se ndaj dot na nusja … bashke vendosem qe un te shkoj prap te ish burri per hater te goces dhe te vellait derisa ne te dy ta vinim punen perpara… burrit i thashe qe spo ktehem per ty po per kete arsye per gocen …. qe athere der me sot jetoj me burrin dhe nuk flej me te … zemra ime i perket vetem shokut tim … burri e ka kuptuar qe se dua e qe rrij me te per arsye te tjera mardhenie skemi pothuaj fare ndoshta nje her ne dy muaj ose me rrall… me shokun tim kam vajzen e dyte. burri them se e ka kuptu po sdo ta pranoje se vet rruga qe zgjodhem sja lejon… tani ka ardhur momenti qe un jam sh e lodhur nga kjo histori qe po behet lemsh cdo dit e me shum dhe nuk dua ta zgjas… zemra ime i perket vetem shokut tim un pa te skam jete…. ai po ndryshon pak ndoshta ngaqe kupton ndryshe tani gocen e don dhe mua po ashtu… keto tre muaj me duket pak me i ftote them mos ka ndikuar dikush qe ne te ndahemi… a esht momenti qe un ti jap zgjidhje tani??? keshtu nuk po jetojm dot me te larguar te ndare njerezit e tij sme afrojne me si me pare kjo kshu do eci derisa ta largojne dhe ate nga mua… nuk jan pak gjithe kto vite sakrifice qe un kam bere per ate un nuk krijova familje tjeter e mbylla jeten mes kater mureve me nje njeri qe e urrej cdo dit… jan vite te humbur per mua ama jan dhe te bukura se kisha dashurine e jetes ne cdo cast afer ndjenje qe e kam akoma dhe rritet cdo dite… une jam gati qe per te te bej cdo gje te braktis cdo gje te marr gocat e te iki… do desha shume nga ju nje mendim te sinqerte do me ndimoni shume ju qe i shini gjerat ndryshe… u zgjata pak por u mundova te them gjerat kryesore… klm te gjitha…

Letra 5
Prsh anabel, ju lex cdo nate dhe sonte vendosa te ndaj me ju historine time te gjate por jo aq sa dhimbja ime.. Ne moshen 16 vj bera gabimin me te madh te jetes time pasojat e te cilit i vuaj ende sot.. U dashurova.. ndoshta nk esht e drejt ta quaj dashurin gabim por gabimi ishte ai, nje djal 7 vite me i madh se un por me nje te shkuar kriminale, Imagjino zhgenjimin e prinderve te mi, sidomos babit me te cilin kisha nje lidhje speciale, nk ja fal dot vetes qe i shkaktova aq dhimbje, kishte aq shum plane dhe endrra per mua sesi do me shkollonte do me bente dikushi ne jete. Ne vendin ku jetoja isha nje vajze model, me e zgjuara, me e bukura me e urta, ne shkolle e para ne shoqeri ajo per te cilen te gjith ziheshin kush te ishte shoku/shoqja ime e ngushte por mjaftoi te me shfaqej ai per te me budalladhepsur, me beri per vete, nk kishte force te me ndalonte te isha me te dhe pas 2 muajsh lash familjen dhe ika me te.. nk do ti harroj kurre fjalet e babit tim “do te isha me i lumtur sikur te te varrosja sot, shko, por tek une ske me vend” Shkova dhe filluan tragjedite e mia , im shoq nk ishte njeri por perbindesh, me ndaloi shkollen, shoqerine, njerzit qe njihja nk i pashe me. Me linte te mbydhur ne shtepi me prinderit e tij te moshuar e zhdukej per dite te tera. Cdo nate mendoja neser do iki, do zhukem nga ktu dhe kur vendosa ta beja mora vesh se jam shtatezane biles ai me tha qe e kishte bere me qellim qe une te mos kisha nga tja mbaja.. madhkoja veten e femijen tim godisja barkun me grushte, nje nate kur ai nk ishte ne shtepi ia mbatha pa ditur ku do shkoja doja vetem te zhdukesha por per fatin tim te keq ai me gjeti ne rruge, ndaloi makinen e una fillova te vrapoj por ai me zuri, me goditi aq fort sa me perplasi per asfalt, isha 5 muajshe ne ate kohe, nga goditjet ndenja 5 dite ne shtrat, nk vonoi shum dhe pata lindje te parakohshme nga keqtrajtimet, ate mengjes do ta mbaj mend gjithe jeten time, ai iku dhe me la vetem me dhimbjet e lindjes,e linda femijen tim e vetme, pa ndihme ne dhomen time,para se te humbja ndjenjat mbaj mend vetem qe e mbeshtolla femijen me carcaf dhe lutesha qe te shpetonte, nk me kishte mbetur force as ta merrja ne krahe. U zgjova ne spital,vajzen nk e kisha pran, nje infermjere me tha se e kishin cuar ne nje spital me te specializuar por qe nk dihej nese do mbijetonte,,oo zot tmerri i atyre momenteve. Pas 2 muajsh ne nje spital jasht shteti vajza mezi shpetoi, Zoti e shpetoi per mua dhe per kete une kurr nk do te mund ta falenderoj mjaftueshem. Nderkohe im shoq u arrestua per trafik droge, u gjenda edhe nje here vetem me nje femije te porsalindur e te semure. Per ate kafshe qe une ende e dashuroja hyra me mijera € borxh deri sa u lirua, lotet dhe pergjerimet e tij per ta falur se kishte ndryshuar kur ishte pas hekurave kishin qene te gjitha nje teater por ajo qe kishte ndryshuar isha une, isha kthyer ne nje person te akullt te ftohte pa ndjenja, dikur isha betuar se do ta ndryshoja ate njeri do ta beja si une por ne fakt tashme isha une qe po i ngjaja atij njeriu qe tashme nk kishte me pushtet mbi mua e as nk guxonte te me prekte pasi un e kercenoja se do e denoncoja, fillova te punoj por me aq sa fitohet ne shqiperi mezi arrija te mbaja gjalle time bije e keshtu her me buke her pa buke kaluan ca vite. Ai ka me shume se nje vit qe ka ikur jasht shteti dhe as qe do tja dije per ne edhe pse e bija e adhuron, ajo eshte 5 vjece e une asnjehere si thash nje fjale te keqe per te atin, fundja eshte njeriu qe e solli ne jete. Sot perballem e vetme me te gjitha jam pa pune pa shtepi, tek prinderit skam fytyre te kthehem se i lashe per ate njeri qe me la ne mes te 4 rrugeve. Jam 23 vjece kam jeten para por shpesh them me vete nese jeta ime esht keshtu si deri tani merrma Zot.. une nuk e dua me.. pastaj kthehem dhe shikoj engjellin tim e marr force te vazhdoj te duroj te luftoj qe te pakten ajo te jete e lumtur, dhe do tja dal.. une do te mbijetoj pasi ajo qe nuk te vret, te ben me te forte…

Letra 6
Prshendetje ndoshta jam pak vone por nese nuk e lexon njeri nuk ka gje. Kete histori do te doja tia thoja dikujt qe nuk do te me shohe kurre apo te me njohe sepse ndonjeher kjo ta lehteson pak dhimbjen. Isha 18 vjec kur humba respektin per gruan qe me solli ne jete. Shkurt paster pa gabime e gjeta me dashnorin ne shtepine tone, ne krevatin qe e ndante me tim ate. Nuk do iu them se si veprova ne ato momente por nese im ate nuk do ta kishte falur nuk do te me vinte aspak gjynah per te. Kam marre armen per ti heq qafe ate dhe dashnorin e vet po vec zoti e di si I ka dhen forc babes tim te me mbante. Sot jam 22 jetoj nen nje cati me te dhe nuk I flas. Ndonjehere me vjen keq per te kur i mbushen syt me lot nga injorimi qe I bej por kur me kujtohen ato skena e harroj komplet. Ka edhe nga kto raste kur fmija moho nanen e vet.

Letra 7
Pershendetje,  Im ate vdiq nga tumori kur ishte vetem 31 vjec e mua me la vetem 3 vjec. Per mamin ka qene tmerri vet, torture, per shume kohe “e vdekur mes te gjalleve” por mua kurre sme la pas dore, kurre sme mungoi gje. Bente punen e shtetit dhe pune private ne shtepi, askend tjeter skishim perkrah…e te mendosh qe ishte vetem 24 vjec ne ate kohe!!! Per ti rene shkurt pas 7 vjetesh refuzime te vazhdueshme (arsyeja kryesore isha une) me ne fund erdhi Ai qe mua me mori zemren qe ne momentin e pare qe e pashe, erdhi ai qe mjaftonte ta shihje ne sy e te kuptoje gjithe miresine e fisnikerine qe e karakterizonte. I divorcuar prej disa vitesh jetonte ne nje qytet larg nesh. U afeksionova direkt me te e kjo ndikoi patjeter ne vendimin e mamit per tu rimartuar. Pas 5 vjetesh une dhe mami nuk ishim me vetem….ne te tre u beme nje familje e une serish kisha BABIN tim. E them babin tim sepse ai e meriton totalisht kete emer per mua. Sot pas shume vitesh ju rrefej me sinqeritetin me te madh juve te nderuar miq Anabel qe kurre ne asnje moment nuk kam ndjere se nuk jam vajza e tij biologjike, kurre nuk me ka munguar kujdesi, perkushtimi, respekti e dashuria e tij, e kam pasur afer ne cdo gezim e disfate timen. Eshte ai qe meriton ti thuash babi me plot goje qe mbush syte me lot sa here degjon kengen time te preferuar (sepse jetoj larg tyre). Eshte ai qe fotot e kujtimet e babit tim i ruan bashke me te vetat.Sot pas shume vitesh une kam nje moter e nje vella qe i dua pa fund, qe i adhuroj, qe do jepja jeten per ta. Sot, pas shume vitesh them me bindje qe mrekullite egzistojne e Babi eshte nje nga mrekullite e jetes time. Shpresoj, uroj e i lutem Zotit vetem qe te kete shendet e jeten e gjate ne menyre qe te kem mundesine ti shperblej gjithcka ka bere per mua!!!

Letra 8
Mirembrema po ju tregoj dicka .Kam 11 vjet me nje vajze ajo tani eshte e fejuara ime po jam tip qe nuk tradhetoj jo sepse nuk me joshin vajzat por sepse i tille jam. Por ne fakt jam i trembur sepse kete vajze qe jam i fejuar nuk e kuptoj pse por ne keto 11 vjet kemi bere nji here dashuri dhe here tjera vetem puthje asgje .Nuk di me e dua por..smundem me u lodha me duket .Ka me shum se nje vit qe ofendon dh

Loading...

Lini nje pergjigje