Erdogan: FETÖ, po aq e rëndësishme sa luftimi i terrorismit

0
193

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim në takimin e zhvilluar me krerët lokalë në rezidencën presidenciale në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij presidenti  Erdoğan vuri në dukje se Turqia vazhdon luftën e saj kundër organizatës terroriste DEASH.

“Vendet të cilat deri dje luftën kundër DEASH-it e vendosnin në radhë të parë, sot e ndjekin me paralajmërim situatën ku kanë arritur ku pothuajse do të marrin nën mbrojtje DEASH-in. Projektet që zbatohen plotësisht mbi planifikimet mbi letër pa patur parasysh strukturën historike, fetare, etnike dhe kulturore të rajonit po rrëzohen një nga një. Turqia brenda këtij kaosi po bën më të mirën edhe për veten e saj por edhe për vëllezërit e saj”, tha Erdoğan.

“Kushti i parë i suksesit…”

Pasi ka theksuar se kushti i parë i suksesit në arenën ndërkombëtare dhe në luftën e kryer jashtë kufijve është se kalon duke e mbajtur të fortë Turqinë, presidenti Erdoğan tha se: “Nëse ne nuk sigurojmë qetësinë, sigurinë, mirëqenien brenda territorreve tona, jashtë fjala jonë nuk do të ketë peshë dhe gjithashtu nuk do të gjejmë as territor për të bërë hap. Ata që nxisin organizatat terroriste njëra pas tjetrës që të kryejnë akte pikërisht këtë e dëshirojnë”.

“Jemi të detyruar të jemi të fortë si Turqi”

Duke tërhequr vëmendjen se Turqia është e detyruar ta vazhdojë me mundësitë e saj luftën kundër terrorizmit Erdoğan thotë: “Turqia është e detyruar që luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha operacionet për këtë në rajonin e saj ti kryejë vetë, me mundësitë e saj dhe me bijt e saj. Ata që nuk e kuptojnë dhe kundërshtojnë këtë situatë do të thotë se mbyllin sytë ndaj të vërtetës. Çështje të tilla si miqësia, aleanca, marrëdhëniet e mira, solidarizimi, bashkëpunimi gjejnë përgjigje të ndërsjellë vetëm nëse jeni të fortë, përkundrazi ato mbeten vetëm fjalë të njeriut. Për këtë arsye si Turqi jemi të detyruar të jemi të fortë. Duhet të jemi të fortë si vend dhe si qeveri”.

“Është po aq e rëndësishme sa eliminimi i terroristit”

“Duhet të jemi të kujdesshëm përballë problemeve të përjetuara për shkak të elementëve të infiltruar në shtet si nga FETÖ ashtu edhe nga organizata separatiste. Pastrimi nga shteti i personave me lidhje me organizatat terroriste është po aq i rëndësishëm sa edhe neutralizimi i terroristëve që përdorin armën. Sepse pa ndihmën e njërit është e pamundur që tjetri që gjejë fushë veprimi”, ka thënë Erdoğan duke cekur përpjekjet që vazhdojnë kundër FETÖ-s.

“Që të gjithë janë armiq të popullit tonë”

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se që të gjithë organizatat terroriste janë armiq të Turqisë dhe të popullit, Erdoğan thekson se “Janë të gjitha gjakatare dhe janë betuar për të shkatërruar shtetin tonë sa herë që u ofrohet mundësia, janë vrasës që kanë dhënë me qera mendjet dhe trupat e tyre. Këto organizata përdoren prej vitesh dhe me gjakderdhjen e tyre tmerruese duke përfshirë edhe shtresat që formojnë bazat sociologjike ndodhen në situatën e barbarëve të epokës sonë”.

Më tej duke iu drejtuar krerëve lokalë se nuk duhet të gabojnë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, Erdoğan tha se “Nëse organizatat terroriste gjejnë bazë në rajonet ku ju ushtroni detyrën tuaj, nëse ndonjë terrorist i drejton armën ndonjë të pafajshmi në këtë vend, mos harroni se ky është një veprim që nuk duhet të shmanget. Për këtë arsye duhet të dimë se nuk duhet të bëjmë gabime në detyrat tona. Në deklaratat e mia kur unë shpreh ‘mobilizim kombëtar” do të thotë se  ju jeni të parët që duhet të angazhoheni me këtë. Ju jeni plenifikuesit më të rëndësishëm të këtij mobilizimi kombëtar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here