Dokle revoltohet ndaj shtetit: Qytetarët meritojnë shumë më tepër nga qeveria që votojnë

0
167

Ja çfarë shkruan Namik Dokle në Facebook:

Para dy ditësh, burrat e këtij fshati u ngritën të gjithë dhe shpëtuan një grup elektricistësh të rrethuar nga “vdekja e bardhë” . E kanë bërë këtë akt human dhjetra herë, kurdo që dikush është përballur me të keqen dhe ka patur nevojë për ndihmë. Shikojini këto foto…

Vetë hapin rrugët për të shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, të gjithë bashkë, hapin rrugën drejt Prizrenit. (Kukësi është “larg” dhe me rrugë të bllokuara, ndërkohë që Kosova i ka hapur të gjitha rrugët e Gorës!). Por bashkëfshataret e mi të mirë nuk harrojnë të hapin edhe “rrëshqitësen” për fëmijë (luzgallo e quajnë ata) dhe madje të bëjnë edhe ndonjë foto artistike nga ky dimër. E duan jetën me gjithçka që ajo u ofron . E pra, këta njerëz të mirë, që e fitojnë jetën me duart dhe shpirtin e tyre të paepur, meritojnë shumë më tepër nga qeveria që votojnë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here