Daçiç: Shqiptarët planifikuan rrëmbim ambasadorësh serbë. Ironia e Majkos: Serbia meriton më shumë!

0
163

“Shqiptarët planifikojnë rrëmbimin e ambasadorëve serbë”. Misionet diplomatike të Serbisë në Zvicër, Turqi, Greqi, Itali, SHBA dhe Gjermani janë objektiva të mundshme të shqiptarëve, të cilët kanë për qëllim që të marrin ndonjërën prej tyre në mënyrë që Serbinë t’a detyrojnë që të heqë dorë nga kërkesa e saj për të ekstraduar Ramush Haradinajn – shkruan “Novosti” nga Beogradi. Kjo u konfirmua edhe nga ministri Dacici i cili tha se po mblidhen informacione te metejshme.

Por në një postim në profilin e tij në Facebook, Majko bëri paralelizëm me deklaratën e një gjenerali të ushtrisë Austro – Hungareze për tregtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…”

Postimi i Majkos 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë.

Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”… Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se:

“Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…”

Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here