Basha në Kukës: Kjo është gjendje emergjence, qeveria nuk e shpall

0

Kreu i opozites Lulzim Basha ishte sot me emergjencat e bashkise se Kukesit nga ku tha se pushteti vendor ka pasur 0 asistence nga qeveria. Sipas tij “kjo eshte gjendje emergjence dhe qeveria nuk e shpall”

0436bbe0-e323-4326-8716-beda5e733496

“Kam qene ne kontakt me qytetaret dhe keshilltaret bashkiake. Bashkite nuk kane pasur asnje ndihme nga qeveria qendrore, ia kane dale te vetme. Puna ne Kukes eshte per t’u lavderuar. Keto jane dite te veshtira, me mungese energjie. Ngrohja dhe drute e zjarrit, problematike e ngritur nga qytetare te djathte dhe te majte. Regjimi per drute e zjarrit eshte ndeshkues. Qytetaret ndeshkohen per shkurre. Kamionet e qeverise ngarkohen me dru. Situata e renduar ne te gjithe vendin. Cmimi i latave ne Korce, Erseke, Perrenjas, Diber, Kukes, Has, Tropoje. Malesi e Madhe, Dukagjin, Shkoder e dyfishuar. Ne korce nga 35-70. Qytetaret paguajne dyfish per ngrohje nga 20 mije, 40 mije . 2 probleme madhore ngritja e cmimit te druve dhe mungesa e energjise”, tha Basha i cili i ka bere thirrje kryeministrit te shohe gjendjen ne terren.

“Qeveria nuk e merr persiper emergjencen. Ia ka pasuar bashkive. Shpreh mirenjohjen me te thelle dhe keqardhjen per punonjesit e OSHEE te cilet punojne ne kushte kur shpetohen nga banoret ne situate te veshtira ku nuk eshte investuar keto 3 vjet. I lene punonjesit e OSHEE te ngrijne neper shtylla”, tha Basha.

Lini nje pergjigje