Reagon Trump ndaj Merly Streep: Shërbëtore e Hillary-t

0
180

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur aktores Meryl Streep, e cila gjatë ceremonisë në “Golden Globe” kishte kritikuar Trumpin. Ajo tha se, “instikti i fyerjes kur nxitet nga një person i fuqishëm në një platformë publike, shkon tek jeta e çdo njeriu të thjeshtë. Mos respektimi sjell mos respekt. Dhuna nxit dhunën”. Kurse Trump përmes Twitterit e ka quajtur atë një aktore të mbivlerësuar dhe shërbëtore të Hillaryt. “Meryl Streep, një nga aktoret më të mbivlerësuara në Hollywood, nuk më njeh por më sulmoi në natën e Golden Globe. Ajo është shërbëtore e Hillaryt që pësoi humbje të thellë”, ka shkruar Trump.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here