Policia në ndjekje të Stresit, reperi “shpall në kërkim” Tahirin: Pse më fshihesh? Do ma hani m*** me garuzhde

0
241

Stresi nuk heq dorë. Nga arratia këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, djali i ish-truprojës së Sali Berishës ka sulmuar sërish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka postuar një video të publikuar më parë ku shfaqen efektivë të policisë së rendit dhe asaj bashkiake duke shtyrë një burrë.

Stresi bën thirrje që të publikohet videoja nga të gjithë, ndërsa i drejtohet personalisht ministrit Tahiri. Ai e përmend disa herë fjalën turp, ndërsa e sfidon duke i thënë ‘pse fshihesh”. Nuk mungojnë as fjalët banale.

“Vllezer dhe motra Fansa Dhe Dashamires Baballare Dhe Nena O popull Shqiptar po pse kshtu e paskeni pas qef ket qeveri te ndyre pse kshtu e ka qef shqiptari te perulet per toke??I bej te gjithve apel te publikojn kete video . Kjo eshte policia jote o Sajmir Tahiri? Turp Turp Turp Turp! Ai Eshte Baba i dikujt, durri i një gruaje. Zoti ju denofte ju qe boni kshu. Do ju vij dita e gjykimit o plera o minister po dil ku je mshifesh a i sheh gjitha kto…Kjo Pra Eshte policia qe ben sipas qefit te vet dhe po ashtu me mu qe me kerkojn kudo po mutin do ma hani me garuzhde sic e hani pasulin (fasule) #NukDorzona#Mos#uDorzo#Kurre#ktyre”, shkruan ai në Instagram.

Stresi u shpall në kërkim pasi publikoi një video ku shfaqej duke qëlluar me shotgun në një reagim pas arrestimit të Ramush Haradinajt. Pas publikimit të videos, policia sekuestroi armën në shtëpinë e babait të tij, ndërsa reperi është ende në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here