Jezusi dhunon babai dhe motrën, i ati e kallëzon në polici

0
189

Babai ka akuzuar të birin për ushtrim dhune në Komisariatin Nr. 4 të policisë së kryeqytetit. Sipas tij, kërcënimet ndaj të bijës dhe dhuna fizike e ushtruar ndaj vetë atij e detyruan të denoncojë të birin, Jezus Pane.

Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje rezultoi se, 20-vjeçari kishte mosmarrëveshje me të atin, pasi ky i fundit lejonte të motrën të dilte jashtë. Por nga ana tjetër në dëshminë e babait theksohej se ai i kishte dhënë leje vajzës që të dilte të blinte një akullore, kur në këto momente, në banesën që ndodhet në periferi të Tiranës ka mbërritur Jezusi, i cili i ka kërkuar llogari të atit se përse e kishte lënë të dilte të motrën.

“Jezusi doli nga banesa për ta kërkuar motrën, unë e ndoqa dhe e gjeta duke e kërcënuar. Në shtëpi ka tentuar ta godasë, por kam ndërhyrë unë dhe përleshja ka vijuar me mua, duke më çarë në vetull”, ishte dëshmia e babait të Jezusit përpara gjykatës.

Ndërsa vetë i pandehuri ka deklaruar se, frika se mos ia ngacmonin të motrën jashtë banesës ishte arsyeja e mosmarrëveshjeve me të atin. Lidhur me këtë akt, 20 vjeccari ka morëë një vit burgim, të cilin është duke e vuajtur që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here