Avokati: Haradinaj lirohet të enjten, por nuk do kthehet në Kosovë

0

Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten mund të lirohet me kusht lideri i AAK-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Loading...

ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-8_4607

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.

“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Ashtu siç ka mesuar “Gazeta Blic” nga burime ndërkombëtare, lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodhe per shkak te Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgaditur dokumentet e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgatise ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të gazetës.

Ndryshe pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lëm pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ramush Haradinaj, është ndaluar të merkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia. /Gazeta Blic/

Loading...

Lini nje pergjigje