PIKANTE/ Avokat  Spartak Ngjela në zyrën e Trump: Ciceroni i Shqipërisë më këshillo!

3

 

“Vizita e pa parashikuar e avokatit më të shquar në Shqipëri në 20 janar drejt SHBA-ve, me një mision tepër special, këshillimin e presidentit të ri”

Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja ndoshta më e rëndësishme e vitit, (nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar). Më 20 janar do të zhvillohet betimi i Presidenti të 45-të Amerikës. Kjo ngjarje do të mbledhë në Washington DC, figura nga më të larta  të gjitha shteteve. Një delegacion ne ceremoninë e betimit te Trump do të shkojë edhe nga Shqipëria me ftesë zyrtare nga Presidenti i votuar nga amerikanët. Por përpara se të behet kjo darkë prezantimi e Trump si president, ky i fundit mësohet se ka kërkuar që ta ketë  plotësuar të gjithë stafin e tij drejtues. Deri tani nga lajmet që na vijnë nga përtej oqeanit,behet e ditur se presidenti i ri është në përfundim të plotësimit të stafit të tij, por gjatë rrugës ka hasur disa pengesa. Para disa ditësh sipas një lajmi që qarkulloi nga mediat amerikane ( jo ato të kazanit), një prej  njerëzve të tij të afërt te Trump kishte folur për një këshilltar juridik shumë të zotin. Ky këshilltar ishte me profesion avokat, shumë i shquar në vendin e tij. Pasi kishte marrë këto indicie, mësohet se Trump kishte kërkuar më shumë informacion  rreth kësaj figure të shquar.

Cili është këshilltari që kërkon Trump?

Ju lexues mund të mendoni se kërkesa e Trump ka lidhje me ndonjë jurist nga Franca,Gjermania, Anglia, Holanda apo edhe nga Italia, pasi në këto vende ka pasur dhe ka shumë jurist të shquar. Por jo, gaboheni, juristi i shquar është shumë afër nesh. Burime të afërta pranë stafit të Presidentit Trump bëjnë me dije se juristi që ka tërhequr vëmendjen e Presidentit të ardhshëm amerikan është pikërisht “shkëlqesia” e tij, Avokati Spartak Ngjela.

Disa prej jush mund të jenë skeptik lidhur me këtë kërkesë të Trump, duke e cilësuar lajmin si thashethem shqiptar. Por gaboheni! Që ta dini mirë ju të gjithë kritikë gjitholloj ( sic ka qef ti thërrasë edhe kryeministri ynë) avokat Spartak Ngjela mban rolin e primatit në fushën e drejtësisë, (edhe pse ndonjëherë mund të gaboj. Po kush gabon, mëson, thotë populli). Përmbi të gjitha, avokati i famshëm shqiptrar e quan veten e tij “Ciceronin e Shqipërisë”. Për ata që nuk e din se cili është Ciceron, po ju uliminojnë. Ciceroni ishte ishte historian dhe filozof i Romës antike. Gjatë jetës së tij, ai ishte i dalluar për oratori (gojtari) ( ashtu sic ësëhtë në fakt edhe avokati ynë).Nisur nga këto ngjashmëri mes gojtarit të famshëm të lashtësisë dhe avokatit shqiptar me njohuri të thelluar në fushën e drejtësisë, Trump duket se u bind. Ndërkohë sipas burimeve të stafit të Trump ( kërkoi të mbetej anoninm) mësohet se Presidenti amerikan e ka zhvilluar tashmë një takim kokë më kokë me avokatrin e famshëm shqiptar.

Takimi me Trump dhe këshillat e para

Burimi i cili kërkoi deri në fund që të qëndronte anonim na rrëfeu se avokat Ngjela e takoi Trump-in në kullën e tij luksoze, ku Presidenti i zgjedhur ka zhvilluar takimet më të rëndësishme deri më tani me personalitete të fushës politike, artistike etj. Sipas burimit tonë, Trump sapo takoi avokatin  kërkoi menjëherë që të fillonin nga puna. Edhe pse Ngjela ishte i lodhur nga rruga nuk e refuzoi Trump-in dhe i kërkoi menjëherë se me çfarë donte ta ndihmonte.

Pikat që Trump kërkoi këshillimin e avokatit të shquar shqiptar ishin disa:

Në fillim Trump propozoi një post të rëndësishëm në administratën e politikës së jashtme per Ngjelën. Posti që avokati do të merrte ishte “Konsull nderi” i Amerikës  në Shqipëri (Është shkruar nga mediat se Trump do të tërheq të gjithë ambasadorët dhe të vendos të tjerë, kështu që preket edhe Shqipëria.). Po ashtu sipas burimit, Ngjela pritet të marrë edhe rolin e këshilltarit me kohë të pjesshme, por pa pagesë (megjithëse dietat do të përfshiheshin).

Por krahas ofertave takimi i kërkuar nga Trump kishte në qendër këshillimin. Kështu këshilla e parë që Trump kërkoi nga avokati ishte se si të ulte në minumum rolin e Sorosit, armikun e tij të përbetuar. Ngjela i pakursyer dhe i ekzaltuar nga detyra që i besoi Presidenti menjëherë foli për një zgjidhje që i pëlqeu shumë Trump-it. Ideja ishte që të niste një luftë, jo me armë, por me të infiltruar, për të shkatërruar bizneset dhe dinastinë e Sorosit në të gjithë botën. Ngjela njihet si një avokati shquar dhe asnjanës (pavarësisht se është përfolur si një nga njerëzit e Sorosit në Shqipëri.)

Provën e parë Ciceroni i Shqipërisë e kaloi me sukses dhe Trump menjëherë shprehu dëshirën e tij të dytë. Problemi kryesor kur ke një pushtet janë kundërshtarët. Por Ngjela kishte dhënë prova se kjo gjë mundtë bëhet, pasi thonë se ka ndihmuar Ramën për të “eliminuar” (politikisht) kundërshtarët e tij. Edhe këtu Ngjela ja dha  këshillën e dytë Trump-it, por zyra e shtypit të presidentit nuk e bëri të ditur formulën, pasi ishte tepër sekrete. Megjithatë burimi ynë bëri të ditur se në këtë pikë kërkesa e Ngjelës ka qenë e qartë: “Nëse arrij rezultate në këtë drejtim, do të më plotësoh dëshirën që ambasadorin Donald Lu të mos e prekë fshesa e 20 janarit”.

Në fund të kësaj bisede,  Donald Trump i shprehu përgëzimet e tij avokatit të mirënjohur dhe të shquar Spartak Ngjela, për të gjithë ndihmën. Ai  firmosi shkresën që e bëri atë këshilltarin kryesor të presidentit. Por Ngjela nuk e pranoi që të ishte i punësuar zyrtarisht, pasi  një njeri si ai i lirë, punon vetëm për të mirën e njerëzimit. Nuk dihet ende nëse Ngjela do të vazhdoj një jetë të re në Amerikë pranë Trump-it apo do pranojë dëtyrën e konsullit./standard.al

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

 

 

3 Komente

  1. Nuk e besoj.kjo mund te ndodh vetem ne rast se Presidenti i ri ka ne planet e tij qe ta beje Boten mut fare.Vetem per kete mund te kontriboje i vete quajturi avokat.I cili gjer tani nuk ka fituar asnje gjyq,fale profesiuonalizmit te tij te vrerosur

  2. Sido që të jetë e vërteta e bisedës me D.Tramp dhe Avokat Ngjelës ,ky i fundit shquhet për argumentim të fakteve .

  3. Spartak Kiço Ngjela!
    Ky avokat e analist bastard i pjerdhur dhe i rrjedhur!
    Ka pothuajse nje vit qe pellet gjoja ne favor te Reformes ne Drejtesi! Duke pergenjeshtruar dhe demaskuar vetveten si nje kamikaz i llojit te vet!

Lini nje pergjigje