Historia e pabesueshme/ Nga liga e shtatë, punëtori i fabrikës së makinave nënshkruan me Arsenalin (Foto)

0
168
Transferimi më i “çmendur” i këtij afati kalimtar tashmë është bërë.
 Cohen Bramall po kalon momentet më të mira të jetës së tij. Karriera e 20 vjeçarit ka marrë drejtim tjetër këtë dimër.

Ish futbollisti i Hednesford Town, skuadër kjo në ligën e shtatë, që punonte në fabrikën e veturave të Crewe për ‘Bentley Motors’, ka nënshkruar për Arsenalin.

“Kam punuar në Crewe për ‘Bentley Motors. Isha në linjën e prodhimit. Punoja aty nga e dita e hënë deri të premten. Dy herë në javë stërvitesha për të qenë i gatshëm për të luajtur të shtunën”, ka deklaruar Bramall, duke mos besuar se tashmë është një lojtar i Arsenalit. /Lajmi.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here