Gjirokastër, shkoi të shikonte depozitën, bie nga tarraca, ndërron jetë 62-vjeçari

0

Një 62-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht sot në qytetin e Gjirokastrës.

Loading...

Policia bën të ditur se Vasil Koçi ra nga tarraca e një pallati. Ngjarja ndodhi në lagjen Granicë. Nga raportimet e para mësohet se Koçi kishte dalë për të parë depozitën.

Burime për mediat thonë se në momentin që ka dashur të kontrollojë depozitën, 62-vjeçari ka rrëshqitur nga ngricat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Lini nje pergjigje