Fleckenstein: Pse duhet të zgjerohet BE dhe rruga që duhet të ndjekë Ballkani Perëndimor

0

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knun Fleckenstein ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së, ku thekson se është e nevojshme nxitja e strategjinë për zgjerim, pjesë e së cilës duhet të behët dhe Ballkani Perëndimor.

Loading...

“Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin perëndimor”, është shprehur Fleckenastain.

Në artikullin e tij me titull “Pse duhet zgjerimi”, Fleckenstein ju ka bërë apel vende të Ballkanit Perëndimor që të vijojnë vrullin e reformave nëse duan të jenë pjesë e BE-së. Sipas tij, shtetet e Ballkanit duhet të vijojnë progresin ekonomiko-politik dhe në çdo hap të tyre do të kenë ndihmën e BE-së, ku një shembull i qartë është Shqipëria.

“Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim. Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë përkrahje të konsiderueshme për sjelljen e një reforme të plotë gjyqësore. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit”, thekson raportuesi për Shqipërinë.bw

Loading...

Lini nje pergjigje