Amerikanit i vjedh Serbia çdo gjë në Serbi, i vjen në ndihmë policia shqiptare

0
170

Qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u kanë ardhur në ndihmë edhe shtetasve të huaj që gjenden këto ditë në kryeqytet.

amerikani-625x356

Një rast i tillë është ai i një shtetasi amerikan, i cili u gjet nga Policia Bashkiake në Tiranë në kushte tepër të vështira dhe u dërgua tek Qendra Sociale në zonën e Misto Mames.

Mësohet se ai quhet Trevor Obrieh, rreth 35 vjeç dhe prej disa ditësh ndodhej në Shqipëri, pasi më parë kishte qenë në Serbi ku kishte humbur të gjitha sendet e tij.

Në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u strehuan dje në mbrëmje 100 persona, më konkretisht: Qendra Sociale Shkozë- 10 persona, Qendra Sociale Njësia. 9- 40 persona, Qendra Sociale Kombinat -26 persona dhe në Qendrën Sociale në Laprakë -24 persona.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112 që është numri i të gjithë emergjencave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here