Mjerimi ulet këmbëkryq në familjen Koçi në Klos/ S’kanë as bukë, as ujë. Shkrijnë dëborë për të shuar etjen

0
219

Rrëzë malit të Gurrës në Klos, e moshuara Shatule Koçi ka ruajtur disa copa bakllava për nipin që pret ta vizitojë. Por mbesat dhe nipërit e vegjël në shtëpi nuk mundën të presin gjatë. Rrugët janë bllokuar nga dëbora dhe ngricat, ndërsa thesi me miell është drejt fundit. Familja e cila jeton në varfëri të tejskajshme, mblidhet rreth sofrës së varfër për të ngjyer pak bukë në tepsinë me sherbetin e mbetur.

Gazetari i “News 24” Enver Doci ishte në fshatin Gurrë e Vogël, në kullën e rrënuar të familjes Koçi. Këtu temperaturat gjatë natës bien deri në minus 15 gradë.

Të ftohtin e hidhur e ndjejnë gjer në palcë sidomos të moshuarit dhe fëmijët. Dru nuk mund të presin në pyll, pasi nuk i lejon policia. 7 frymë jetojnë me pensionin e 67-vjeçarit, e nuk përfitojnë ndihmë ekonomike.

Bukën e paktë e sigurojnë duke kërkuar ndihmë tek fqinjët.

Por anëtarëve të kësaj familje nuk u mungon vetëm buka e përditshme në sofër, por edhe uji. “Do të vdisnim për ujë”, thonë, “po të mos kishte dëborë gjatë këtyre ditëve”.

Gruaja e shkrin dëborën për ta pirë se nuk ka asnjë mundësi tjetër. Me ujin e akullt lan teshat e familjes.

Kulla dykatëshe është pa dritare, por izolohet me kompensata apo plastmasë, brenda nuk ka as tualet. Në katin e parë janë ca kafshë.

Dëshmitari i mjerimit të tyre janë fqinjët, apo kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël nga ku mësuam për familjen Koçi.

Si kjo familje ne Klos ka shumë, ata janë jashtëzakonisht të varfër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here