Letra e veçantë e Fan Nolit për Hitlerin: Kërkesa e guximshme e mendimtarit për diktatorin

0
154

Në vitin 1942, Fan Noli i dërgoi diktatorit Adolf Hitler një telegram, ku i bënte një kërkesë të veçantë. Ishte fjala për albanologun e shquar Norbert Jokl, që i ka lënë gjuhësisë shqipe një pasuri të vërtetë studimesh shkencore.

Jokl, hebre nga Austria, vdiq në një kamp përqëndrimi pasi u kap nga Gestapo.

Si një personalitet i rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Jokl gëzonte konsiderantën e thellë të figurave të larta të artit dhe shtetit, mes tyre edhe Fan Noli.

Asokohe, Noli ishte në mërgim në SHBA, pasi u rrëzua nga pushteti, nga ardhja në pushtet e mbretit Zog. Një letër e tij për Adolf Hitlerin shpreh shqetësimin për gjendjen e Norbert Joklit, i cili u kap nga sigurimi nazist, duke i bërë diktatorit një kërkesë të drejtpërdrejtë për të ndihmuar albanologun.

“Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë shtetit janë të shqetësuar për shëndetin e keqësuar të profesorit në pension të Universitetit të Vjenës, dr. Norbert Jokl, autoritetit të gjallë më të madh në filologjinë shqiptare dhe pasusit më të shkëlqyer të një vargu të gjatë të studiuesve gjermanë, që kanë bërë një punë të paçmueshme pionieri për historinë, letërsinë dhe folklorin e Shqipërisë. Në emër të gjithë shqiptarëve unë i bëj thirrje shkëlqesisë suaj për ta ndihmuar këtë studiues të madh albanolog në çfarëdo mënyre të përshtatshme në kushtet e tashme të vështira.”, shkruan Noli në letrën e tij.

Letra daton mes viteve 1939-1942. Jokl u nda nga jeta në vitin 1942, ndërsa nuk është e qartë në ç’kushte ndërroi jetë.

Besohet se vdiq në kampin e përqëndrimit Maly Trostenets në afërsi të Minsk-ut, por ka raportime që thonë se vdiq pas torturave në Vienë. Ai konsiderohet si babai i etimologjisë shqipe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here