Kreu i Emergjencës Civile: ARRSH të marrë masa ndaj firmave të mirëmbajtjes, s’janë në punë

0
150

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, apeloi Autoritetin Rrugor Shqiptar të marrë masa për firmat e mirëmbajtjes që nuk përmbushin detyrimet për mirëmbajtjen e rrugëve.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Prençi tha se rasti më flagrant ishte ai i Malësisë së Madhe, ku nuk kishte as punonjës dhe as mjete të kompanisë që ka fituar tenderin për pastrimin e borës.

Prençi shtoi se edhe prokuroria dhe policia duhet të vihet në lëvizje dhe të nisë hetime kryesisht.

Prençi: Në qëndrimin që kemi patur për kompanitë kam konstatuar një qëndrim disi jo të përafërt midis qëndrimit tonë si Emergjenca Civile dhe Autoritetit Rrugor. Në rajonet ku kemi inspektuar, dje në Bogë dhe Vermosh kompanitë që kanë detyrime kontraktore nuk ishin fare në terren. Nuk është problem që duhet Drejtoria e Përgjithshme të Emergjencave Civile të paraqesë kallëzim në prokurori, është ARRSH që duhet të ankohet për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore sepse kontratën e kanë me kompaninë. Nëse kompanitë nuk janë në punë dhe ata thonë është bërë punë e mirë kjo ka të bëjë me konflikt interesi. Unë kam bërë thirrje publike, sepse dhe prokuroria dhe policia kanë të drejtën e hetimit kryesisht në rastet kur dëgjojnë në media që një kompani dhe pse janë blllokuar me qindra dhe mijëra qytetarë kompania nuk ka as punonjës dhe as mjete.

Nuk duhet të pengohet hetimi pse nuk është dorëzuar një letër në prokurori apo polici. Secili institucion duhet të bëjë detyrën. Dje në Malësi të Madhe, prefekti Radovani dhe kreu i bashkisë e pranuan dhe denoncuan para mediave që kompania që ka fituar tenderin nga ARRSH nuk ndodhet në krye të detyrës.Ne dërguam mjetet e Emergjencës Civile që me datë 4 pas thirrjes që kishin bërë që ti ndihmonim. Por nuk është serioze. Ne mund të angazhojmë mjetet për ti ndihmuar këto kompani për të përballuar një situatë tepër të rënduar që nuk e përballon dot me mjetet e veta, por kur kompanitë nuk ndodhen aty dhe ne shkojmë kryejmë detyrën do të thotë se ekziston një fenomen shumë i rrezikshëm.

/Oranews.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here