Protesta për lirimin e Ramush Haradinajt, VV i bashkohen AAK-së

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar të gjithë mbështetësit e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, që të dalin sot nga ora 13:00 te obelisku i New Born-it për të vazhduar pastaj me marsh paqësor deri te selia e Ambasadës franceze në Prishtinë, si protestë për arrestimin dhe mbajtjen në paraburgimit të kreut të AAK-së në Francë.

Loading...

Këtij marshi, përveç simpatizantëve të AAK-së pritet t’i bashkohen edhe ata të “Nismës” dhe “Vetëvendosjes”. Kjo pasi të dy këto parti kanë dalë në mbështetje të protestës. Valdete Bajrami nga “Nisma për Kosovën” ka treguar se partia e Fatmir Limajt jo veçse e mbështet protestën, por ka ftuar të gjitha strukturat e saj të jenë prezent në orën 13:00, te qendra e Prishtinës.

“Po si Nismë për Kosovën do të jemi prezent në protestë. Dhe nëpërmjet kësaj kërkohet qe sa më parë të lirohet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj”, citohet të ketë thënë shefja e grupit parlamentar të “Nismës”, Valdete Bajrami. Nga ana tjetër, edhe Shkodran Hoti ka konfirmuar për Indeksonline se edhe Lëvizja “Vetëvendosje” i bashkohet marshit protestues të thirrur për sot. “Po, do të dalim në protestën e organizuar në mbështetje të Haradinajt”, ka thënë ky zëdhënës i LVV-së.

Përveç këtyre dy subjekteve politike, marshi protestues kundër arrestimit të Ramush Haradinajt, është përkrahur edhe nga organizatat e veteranëve të UÇK-së. Ish-komandanti i zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është arrestuar të mërkurën nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Një gjykatë në Francë, të enjten, vendosi që ish-kryeministri i Kosovës të mbahet në paraburgim deri në kërkesën zyrtare të Beogradit për ekstradimin e tij.

Loading...

Lini nje pergjigje