Përplasen 8 makina në autostradën Tiranë-Durrës

0
156
foto ilustruese

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përplasur me njëra-tjetrën 8 makina. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit rreth orës 19:30 së ditës së sotme.Shkaku i aksidentit mësohet të jetë ngrica e shumtë në rrugë.
Burimet tregojnë se në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit është bllokuar një kanal, duke bërë që uji të vërshojë në autostradë, ku ngrin menjëherë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero.

Po ashtu edhe policia rrugore e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh, duke qënë edhe një nga segmented më të mbingarkuar me lëvizje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here