Super Atletik Bilbao, gjunjëzon me 9 lojtarë Barcelonën (VIDEO)

0

Atletik Bilbao ka arritur të dalë me fitore në ndeshjen e parë të fazës së 16 më të mirëve të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. Baskët kanë triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-1 në një përballje mjaft të luftuar, ku për më tepër mbetën me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Garsia në minutën e 74-t dhe Ituraspes në minutën e 81-të.

Aduriz kaloi vendasit në avantazh në minutën e 24-t, ndërkohë që vetëm 3 minuta më vonë Uilliams dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll në avantazh 2-0 për Bilbaon, por në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52-të, ishte Lionel Mesi ai që ngushtoi diferencën me anë të një supergoli me goditje dënimi. Barcelona e rriti presionin deri në fund për të gjetur të paktën golin e barazimit, por nuk ia doli dot.

Megjithatë gjithçka mbetet e hapur sa i përket kualifikimit për në çerekfinale. Ndeshja e kthimit në “Kamp Nou” do të luhet pas një jave, më datë 11 janar./panoramasport

Lini nje pergjigje