Procesi i Berlinit, ja projektet që pritet të nisin në mesin e 2017-ës

0
174

Gjatë këtij viti që sapo ka hyrë pritet të nisin një sërë projektesh në vendet e rajonit që kanë të bëjnë me atë që njihet si Procesi i Berlinit dhe që synojnë rritjen e ndërlidhjes mes gjatë vendeve, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Po gjatë këtij viti është parashikuar që të mbahet edhe Samiti i radhës, këtë herë në kryeqytetin italian, Romë. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të raportojnë mbi ecurinë e investimeve të ndërlidhjes që financohen në emër të këtij projekti të madh. Po cilat janë investimet që pritet të nisin kryesisht më mesin e 2017-ës?

Në rastin e Shqipërisë bëhet fjalë për projektin hekurudhor

Tiranë – Rinas – Durrës, ku kostoja totale parashikohet në 81.5 mln euro dhe ku partnerët janë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe Hekurudha Shqiptare.

Në Serbi, projekti është pjesë e Korridorit Orient/East-Med e që ka të bëjë me ndërtimin e segmentit hekurudhor Serbi – Bullgari. Vlera totale e projektit është parashikuar në 84.4 mln euro dhe data e fillimit do të jetë mesi i vitit 2017, ndërsa pritet të përfundojë në 2019-ën.

Për Kosovën, bëhet gjithashtu fjalë për të njëjtin korridor, e më konkretisht për dertimin e linjës hekurudhore që do të lidhë maqedoni – Kosovën – Serbinë. Për pjesën e Kosovës vlera totale e projektit është parashikuar në 42.3 mln euro dhe pritet të realizohet nga InfraKos Sh. A. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Koha e fillimit edhe për këtë projekt pritet të jetë gjithashtu mesi i vitit 2017. Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here