Flet avokati: Ja sa mundësi ka që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

0
191

Avokati Arianit Koci ka shkruar në rrjetin social Facebook për mundësinë e ekstradimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Serbi.

Koci ka shkruar se Serbia po shfrytëzon mundësitë për ta zgjatur sa më shumë procesin e paraburgimit të  Haradinajt.

Sipas avokatit, nuk ka gjasa që kreu i AAK’së të ekstradohet në shtetin serb.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze. Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

Ky është shkrimi i plotë i Kocit:

“Serbia po i shfrytezon në fakt po i keqperdore te gjitha mundesite procedurale me e prolonguar qendrimin e z. Haradinaj në arrest.

Eshte bërë kerkesa per ekstadim, por nuk jane dorezuar te gjitha dokumentet.

Ne te njejten kohe, prej Beogradjt kane paralajmeruar se do te dergojne dokumente shtese.

Qellimi eshte i qarte: mbajtja e z. Haradinaj ne arrest sa me gjate.

Lufta speciale e Serbise ndaj Ramushit por edhe ndaj Kosoves, po vazhdon. Madje, tash eshte rritur intensiteti.

Besoj qe shume shpejte do te zgjidhjet pozitivisht kjo ceshtje.

Perseris, gjasat jane zero qe Ramush Haradinaj te ekstradohet ne Serbi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here