Dibër, arrestohet autori qëlloi me armë 43-vjeçarin

0
170

Tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Arjan Skënderi, 35 vjeç, lindur dhe banues në Kllobçisht-Maqellarë-Dibër, për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentative, të parashikuar nga nenet 76-22 të Kodit Penal

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 43 vjeç, lindur e banues në Okshatinë-Shupenzë-Dibër.

Më datën 04.01.2017, rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, konkretisht në rrugën automobilistike të këtij fshati, shtetasi Arjan Skënderi sapo ka konstatuar shtetasin A. B, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin Opel Corsa, është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, xham i cili është thyer plotësisht. Shtetasi A. B. nuk është lënduar nga e shtëna me armë zjarri.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se motivi i ngjarjes ka qenë se shtetasi i arrestuar nuk ka dashur që shtetasi A.B, të vinte në këtë fshat , pasi në vitin 2007, vellai i shtetasit A. B, i quajtur A. B, ka vrarë me armë zjarri shtetasin J. M. (dhëndri i Arjan Skënderit).

Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes por nuk u arrit të gjendet gezhoja për shkak edhe të motit të keq me dëborë , por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me mulli. Vijonë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here