Ceremonia e lamtumirës, ushtari bie pa ndjenja përpara Obamës (FOTO)

0
190

Një anëtar i Ushtrisë Amerikane në mënyrë dramatike ra pa ndjenja në tokë përpara Presidentit ende në detyrë Barack Obama gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës me shërbimet e armatosura.

Anëtari i gardës u fotografua i shtrirë në dysheme pranë ushtarëve të tjerë në Virxhinia ditën e djeshme. Ushtarit besohet t’i kenë rënë të fikët teksa Obama jepte përshëndetjet e fundit në Bazën Myer-Henderson para sa të largohej nga detyra.

Obama falënderoi personelin ushtarak për shërbimin dhe sakrificën e tyre. Ai tha se “nuk ka pasur nder dhe privilegj më të madh se sa të shërbente si komandant i forcave ushtarake”. Janë ende të paqarta arsyet se pse u rrëzua, por nuk është e pazakontë që ushtarët rrëzohen gjatë ceremonive për shkak të përqëndrimit të tyre të madh për orë të tëra./BW

3bda303100000578-4089406-image-a-4_1483573338566 3bd938ed00000578-4089406-president_barack_obama_called_for_a_smooth_handover_of_control_o-a-3_1483573311783  3bda36ed00000578-4089406-image-a-1_1483573067793

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here