Biznesi dhe paratë sipas shenjës së horoskopit për muajin janar

0
Dashi

Me fillimin e muajit, ju mund të ndjeni ose keni ndjerë një rënie në nivelin tuaj të energjisë. Kjo do të jetë në interesin tuaj për të shmangur stresin sa më shumë të jetë e mundur. Ju mund t’ju vijnë shumë fitime papritur, por në të njëjtën kohë, mund t’ju duhet të përballoni shumë sfida. Disa probleme të lidhura me taksat mund të prishin rrjedhën e jetës tuaj. Fati megjithatë do të fillojë t’ju favorizojë pas datës 14 Janar 2017. Ju mund t’ju duhet të udhëtoni papritur në fund të Janarit, por kjo do të jetë një eksperiencë e dobishme. Saturni është gjithashtu tranzit në shenjën tuaj në fund të muajit dhe duke lëvizur do të sjellë përmirësim të ngadaltë, por të sigurt në perspektivat e të ardhurave. Presioni që ju keni ndjerë kohët e fundit do të zvogëlohet pas këtij tranziti.

Loading...

Demi
Ju mund të keni mendime të kundërta dhe konflikte me njerëzit në pushtet, me fillimin e muajit. Ju mund të bëni disa para nga burime të jashtme këtë muaj. Fati nuk duket të jetë dhe aq i favorshëm. Do të jetë në interesin tuaj për të mos marrë përgjegjësi që nuk mund t’i përmbushni, sidomos në gjysmën e dytë të Janarit. Saturni më në fund e lë shenjën e Akrepit dhe lëviz në shenjën e Shigjetarit në 26 Janar të vitit 2017 dhe kjo do të sjell disa probleme të vogla financiare të cilat mund të vazhdojnë në fund të muajit. Megjithatë, një ndryshim i papritur mund t’i japë një drejtim pozitiv biznesit tuaj.

Binjakët
Progresi në punë është në horizont këtë muaj. Puna e vështirë me të cilën jeni përballur do t’ju vendosë në një pozitë më të mirë në karrierë. Ju mund të duhet të udhëtoni për arsye biznesi këtë muaj. Ju gjithashtu mund të përballeni me kundërshtime ndaj ideve dhe mendimeve tuaja në punën e përditshme. Saturni i cili është në tranzit është një ngjarje e shënuar qiellore në Janar, sidomos për Binjakët.

Gaforrja
Ju duket të jeni shumë agresive dhe të zënë me fillimin e muajit. Një lajm nga dikush që ndodhet jashtë do të sjellë një ndryshim pozitiv dhe ide të reja në jetën tuaj. Pas kësaj, progresi do të ndodhë për shkak të punës së madhe, sidomos në karrierë. Lëvizja e Saturnit në shenjën e Shigjetarit është e favorshme për ju pasi ajo krijon mundësi të madhe për të marrë para ose trashëgimi.

Luani
Do të ketë shumë aktivitete në muajin Janar. Ky muaj do të jetë një kohë e rëndësishme për ndryshime të mëdha. Ju në fakt mund të blini një shtëpi të re apo makinë të re ose mund të zhvendoseni në një shtet të ri këtë muaj. Ego e tepruar mund të bëjë që të keni probleme në fund të Janarit. Së fundmi, ju mund të merrni disa të ardhura në këtë fund muaji.

Virgjëresha
Çdo udhëtim i planifikuar gjatë muajit do të kthehet në një udhëtim të frytshëm. Është një shans mjaft i mirë për një pushim të shkurtër. Planetet do t’ju ndihmojnë në lidhje me pasuritë e patundshme. Lëvizja e Saturnit në shenjën e Shigjetarit do të sjell gjëra të mira për ju. Ndërsa po punoni shumë, ju mund të shpresoni për përparim në karrierë nga fundi i muajit.

Peshorja
Çështjet monetare do të qëndrojnë lartë në listën tuaj të prioriteteve. Nga 14 Janari 2017 e tutje, ju do të gjeni energji të reja në jetën tuaj. Fitimet do të rriten shumë gjatë këtij muaji. Aftësia juaj për t’u rrjetëzuar do t’ju ndihmojë shumë. Takime të rëndësishme do të sjellin të ardhura në biznesin tuaj.

Akrepi
Në fillim të këtij muaji, disa barra financiare mund t’ju mbajnë të trazuar dhe madje ju mund të pësoni humbje shumë të mëdha. Jeta në fushën e biznesit do të jetë shumë më e mirë pas 14 Janarit 2017, pasi ju do të fitoni kontroll mbi shpenzimet tuaja.

Shigjetari
Gjatë muajit Janar, planet për udhëtime do të jenë pikat kyçe në lidhje me biznesin dhe një lajm nga jashtë mund të jetë shumë frymëzues për ju. Fokusi për këtë muaj do të jetë për financat e familjes dhe taksat qeveritare duke filluar nga 14 Janari. Fati në çështjet e parave do të ndihet në fund të muajit. Ju duhet të përqëndroheni më shumë në punën tuaj në ditët e fundit të muajit.

Bricjapi
Ju do të keni një mënyrë jetese të mirë dhe jetë sociale këtë muaj. Të ardhurat do të rriten gjatë fillimit të muajit. Çështjet e parave mund të jenë primare pas 14 Janarit 2017 për shkak të rënies të së ardhurave dhe shpenzimeve në rritje. Udhëtimet mund të jenë të kota këtë muaj kështu që nuk duhet të shpenzoni. Ju mund të merrni një transferim në një punë të dëshiruar në fund të muajit.

Ujori
Ky vit do të fillojë me progres të mirë në karrierë. Ju mund të merrni një projekt të ri në dorë. Të ardhurat do të rriten ndjeshëm pas 14 Janarit. Në përgjithësi, fitimet do të jenë të larta këtë muaj. Presionet e punës do të ulen në mënyrë të konsiderueshme nga fundi i muajit.

Peshqit
Ky muaj duket mjaft me fat për karrierën tuaj. Disa udhëtime fitimprurëse mund të ndodhin gjatë këtij muaji. Një fazë progresive në karrierë ju pret pas 14 Janarit. Rritja në pozitë është gjithashtu e mundur, e cila eventualisht mund të rritë statusin dhe reputacionin tuaj. Në fund të muajit, ju mund t’ju duhet të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efikase pasi ngarkesa mund të rritet.

Loading...

Lini nje pergjigje