Beyonce kurde, këngëtarja më e kërkuar nga ISIS (Foto)

0
203

E quajnë Beyonce-ja kurde, si për zërin e fuqishëm, ashtu edhe për bukurinë fizike.

Helly Luv është e famshme për këngët e saj në mbështetje të luftëtarëve peshmerga, të cilat e kanë kthyer në shënjestrën e njerëzve të kreut të ISIS-it, Abu Baker al Bagdadi.

Në rajonin kurd të Irakut, këngetarja është kthyer gati në simbol. “Ajo është ylli ynë”, i tha “Corriere Della Sera”-s përgjegjësi i hotelit me të blinduar të Irbilit, “Rotana”, ku Helly qëndron shpesh.

“Kam lindur në 1988-n gjatë luftës së Gjirit”, ka rrëfyer ajo. Ishte shumë e vogël kur u largua prej andej me familjen duke përfunduar në një kamp refugjatësh në Turqi.

Prej aty lëvizi në Finlandë dhe në moshën 18-vjeçare, vendos të shkojë në Los Angeles. Iraku pas kësaj zhytet sërish në luftë.

“Isha këtu në Irbil kur ISIS-i sulmoi për herë të parë”, kujton këngëtarja kurde me origjinë iraniane, e cila dhunës së shfrenuar të ekstremistëve zgjodhi t’i përgjigjej me një videoklip, “Revolution”, shkruan TCh.

Aty shfaqet duke luftuar xhihadistët me një dekolte të florinjtë dhe flokë të kuqe flakë. Peshmergat e adhurojnë, ama për militantët Shtetit Islamik këngëtarja përfaqëson një “fyerje për gratë”.

“Më duan të vdekur”, thotë Luv. Por pavarësisht kërcënimeve pafund, ISIS-i nuk e tremb. Muzika është arma me të cilin Helly lufton për të mbrojtur popullin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here