PIKANTE/ Pas Dolit e 36 vjenistëve vërshojnë kërkesat e “yjeve” botërorë për koncerte në Tiranë

0

 

“La Scala e Milanos, Opera e Sidnejt por edhe Metopolitani i New York-ut, janë në garë për një koncerte në muaj e ardhshëm në Tiranë”

 Publiku i kryeqytetit, të ftohtin e fillimvitit 2017 u ngroh dhe e kaloi me entuziazmin e koncertit të Shkëlzen Dolit dhe 36 artistëve të Vjenës. Për më shumë se dy orë i ftohti i qytetit u zbut me tingujt që dilnin nga violina e Dolit. I shumë pritur dhe i shumë diskutuar ky koncert mblodhi së bashku mbi 30 artistë për një shumë që nuk shkoi më shumë se 200 mijë euro. Ky çmim simbolik për një koncert kaq madhështor ka bërë jehonë të gjithë botën. Shqipëria është një ndër vendet e pasura që ndihmon shumë artistët e rinj, por edhe të vjetrit. Nga qeveria këto fonde janë shumë të thjeshta për tu firmosur pasi bëhet fjalë për të edukuar njerëzit me art të cilësisë së lartë. Vendi ynë nuk ka asnjë problem me varfërinë, papunësinë, krimin, drogën dhe çdo gjë tjetër. Duke mbyllur të gjitha hallet e popullit, qeveria mendon për të rritur shijet muzikore, duke sjell për të gjithë një koncertë shumë madhështore si ky i datës 2 janar.

Ndërkohë fuqia e shteti është aq e madhe sa qeveria shpërndau dje urdhrin e saj për mbylljen e shkollave në pak minuta, me anë të teknologjisë e cila në vend është shumë e përparuar. Në urdhër thuhej që shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të mbyllen për shkak të epidemisë që është përhapur. Por arsyeja e vetme ishte mungesa e ngrohjeve në shumicën e shkollave të vendit ( mediat e kazanit vazhdojnë punën e tyre). Po do thoni ju cclidhje kanë këto me Dolin, filarmoninë e Vjenës e koncertin? Po si nuk kanë, nuk e kuptoni? Një vend si i yni që bllokon shkollat e kiopshtet vetëm se bie borë dhe ulen temeperaturat, arrin me mund e djersë të sigurojë pjesëmarrjen e artistëve të lartë për të kënaqur sadopka të përvuajturit e Shqipërisë. Por mor po, vetëm për të kënaqur shqiptarët se të ishte për “kapadeiotë” që rën pjesë live në koncert qeveria nuk e kishte zhvilluar fare. Madje thuhet se edhe vetë Rama kishte menduar në fillim ta ndiqte nga shtëpia për tu bashkuar me masën, por më pas ndërroi mendje se kishte frikën e hatërmbetjes së Dolit and Co. Këta të fundit në koncetinë e dhënë në 2 janar nuk nguruan të përcillnin për publikun edhe disa detaje të cilat i dhanë edhe më shumë jehonë lajmit. Qeleshja, rakia dhe dollia bën që interesi për të mbajtur një koncertë të ngjashëm të shtoheshin. Shkëlzen Doli dhe Filarmonia me qeleshe në kokë u “dehën” nga rakia. Pas “dehjes” plasi dhe dollia, por përsëri mbizotëroi muzika.

Fama dhe jehona që pati koncerti i Dolit dhe 36 artistëve vjenezë ka bërë që të tilla  koncerte në Tiranë të kërkojnë edhe  orkestrat më të mëdha të botës. Nga burime ende të pa konfirmuara nga Kryeministria dhe Ministria e Kulturës, bëhet e ditur se kanë mbërritur e-mail (pasi teknologjia është shumë e përparuar në Shqipëri), për të mbajtur koncert nga artistë të famshëm të vendeve të huaja.  Burimi pranë kryeministrisë i cili kërkoi që të mbetej anonim, pasi lajmi ende nuk kishte një konfirmim zyrtar, na bëri të ditur se kanë filluar negociatat me Operan e Sindejt të Australisë, e cila kërkon që gjatë këtij viti të bëj një koncertë në Tiranë. Duke parë se qeveria është e interesuar për të edukuar popullin me muzikë klasike, pasi çdo gjë tjetër e ka bërë. Çmimi ishte edhe një detaj tjetër që tërhoqi këtë opera kaq madhështore për të realizuar një koncert në Shqipëri.  Por lajmi me anë të teknologjisë së përparuar kaloi edhe në shtetin fqinj,Italinë.  Orkestra e “La Scalës” në Milano ka shprehur interes për të realizuar edhe ajo një koncert në Tiranë. Arsyeja e njëjtë, fondi që lëshohet për muzikën klasike.

Një orkestër tjetër që ndoshta mund të performojë në Tiranë, është edhe aje e Metropolitanit në Neë York. Por këtu ka një problem, pasi çështja duhet të zgjidhet brenda datës 20 janar. Datë që përkon me marrjen e detyrës nga Donald Trump. Siç edhe dihet Rama dhe Trump kanë pasur një konflikt mediatik, dhe nga burimet  bëhet e ditur se presidenti amerikan nuk do të lejoj që ky koncertë të zhvillohet. Por me teknologjinë e përparuar shpresojmë që qeveria të arrij të mbyll çdo detaj me këtë orkestër, para datës të zyrtarizimit të Donald Trump si president i Amerikës.

Para shumë kohësh kur konfkliti politik mes palëve p[or edhe brenda rradhëve ishte si gjithnjë në kulm, në televizionet Shqiptare është transmetuar një kronikë, ku në qendër të saj ishte një grua e e cila deklaronte se,: “nuk dua as drita, as ujë vetëm partia të jetë në rregull”. Edhe Shqiptarët sot duhet që të thonë të gjithë njëzëri: “nuk duam as drita, as ujë, as rrugë,  as ngrohje nëpër shkolla për fëmijët, por duam vetëm që të bëhen koncerte klasike në Tiranë. Qeleshja, rakia dhe dollia do duhet të të jenë pjesë e koncertit. Shteti ka zgjidhur çdo gjë për popullin rëndësishme tani duhet vetëm të organizohen shumë koncertë, pasi fondet janë të mëdha dhe të mjaftueshme./A.B/standard.al

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

Lini nje pergjigje