Standard.al

Ngricë dhe i ftohtë arktik në orët në vijim në të gjithë Europën

0

Europa lindore dhe sidomos Ballkani po përgatiten për një vale të ftohti arktik që do të mbërrije në orët në vijim deri në Adriatik.

Fundjava e parë e vitit të ri do të sjellë dëbore dhe ngrica në të gjithë Italinë, ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi të forta ere.

Duke nisur nga republikat baltike fronti i ftohte po përparon drejt Mesdheut dhe do të përfshijë gjithë Ballkanin deri në brigjet Italianë në anën tjetër të Adriatikut. Erëra të ftohta, ngricë dhe dëborë do jetë kryefjala e ditëve në vijim.

Temperaturat pritet të shkojnë në -20 ne territoret europiane që do të preken nga kjo vale i ftohti, ndërkohë parashikohen reshje dëbore deri në kuota të ulëta.

Kurse zona nga Britania në gadishullin Iberik do të ruaje presionin e lartë dhe nuk do të preket.

Ekipe te tera emergjence janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e motit te ftohte, i cili vitet e kaluara ka shkaktuar jo vetëm probleme në qarkullimin rrugor dhe atë ajror por edhe viktima./klan

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.