Kavajë, me armë në makinë, dy në pranga, njëri prej tyre kërkohej për vjedhje

0
151
foto ilustruese

Udhëtonin me armë me vetë, pranga dy personave. Burime nga policia e Kavajës bënë me dije se u arrestuan Gëzim Bizhdilin, 34 vjeç dhe Hamid Skuqin, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Të njëjtat burime theksuan, sot rreth orës 14:05, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, ku pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri tip pistolet
– një armë zjarri automatike model 56
– një armë të ftohtë, thikë
– një palë pinca për prerje gardhi
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Kavajë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja”./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here