Arrestimi i Ramush Haradinaj/ “Nxehet” Kosova, notë verbale Francës

0
186

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e Ramush Haradinajnë Francë. MPJ thekson se autoritetet janë vënë në lëvizje që kreu i AAK-së të lirohet sa më shpejt.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletarrestë të Serbisë të vitit 2004 që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë” ka thënë për Express, Bashmir Xhemaj, Shef i Kabinetit te Ministrit Hoxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here