Tentoi të vriste në Shkozë, arrestohet pas 6 muajsh 23 vjecari

0
193

Një 23 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për një vrasje me dashje të mbetur në tentativë të ndiodhur më 1 qershor 2016 në Shkozë të Tiranës.

Sipas policisë Armand Meta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. Gj.

23 vjeçari nga Tirana ishte shpallur në kërkim në qershor 2016 , pasi Prokuroria pranë Gjykatës shkallës parë Tiranë, ka dërguar vendimin penal të datës 16.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më 1 qershor 2016 policia raportoi atëherë se kishte pasur të shtëna me armë në një pikë bastesh në Shkozë. Pas një konflikti në një lokal bastes mes disa shtetasve është qëlluar me armë zjarri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here