Provokon kreu i kishës ortodokse serbe: Kosova është dhe do të mbetet Jerusalemi i Serbisë

1
176

Provokimeve të vazhdueshme të politikanëve serbë nga Beogradi por edhe nga veriu ndaj Kosovës, sot iu është shtuar provokimi i radhës nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, transmeton Koha.net.

Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombësit duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë.

“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”- ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.

“Ne, lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilën Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”, citon FoNet kumtesën e Kishës Ortodokse serbe.

Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. As që duhet pritur, as edhe një deklaratë e arsyeshme nga ky Irinej (Miroslav Gavrilović), kur dihet se ishte dhe mbetet njëri prej propaganduesve më ekstrem i hegjemonizmit- shovinizmit serbomadh. Aq më tepër kur dihet se ishte edhe pjesë e ekipit për përpilimin e Memorandumit famëkeq, nga e ashtuquajtura Kisha “ortodokse” shën-saviane serbijane.
    Do të ishte një veprim vetëmashtrues, sidomos për ne shqiptarët, nëse do prisnim ndonjë deklaratë të njerëzishme nga luftënxitësi serbo-çetnik, siç është Irinej (Miroslav Gavrilović). Ky maskohet së koti, duke u mbuluar me veladonin të kinse një kleriku të lartë “ortodoks” shën-savian, pasi që dihet botërisht, se ishte dhe mbetet një pjesëtarë i rendit të parë të korit të atyre kriminelëve, të cilët strehonin sivëllezërit e tyre, hordhitë paramilitare nëpër objektet e kultit, dhe që i bekonin me tymin e temjanit, para se ato të hidheshin në veprime plaçkitjeje, djegëje, përdhunuese dhe masakruese nëpër vendbanimet me popullatë, kroate, boshnjake dhe shqiptare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here