Identifikohet atentatori i Stambollit. Gruaja e tij flet pas arrestimit: Çfarë di për ngjarjen (Emri)

0

Dy ditët e fundit në media po qarkullojnë foto dhe video të atentatorit të mundshëm të sulmit natën e ndërrimit të viteve në një club në Stamboll, ndërsa sot policia turke ka shkuar më tej me hetimet, duke i identifikuar atë si dhe duke i zbuluar vendqendrimin, aty ku edhe arrestuan gruan e tij.

Loading...

Atentatori i dyshuar quhet Iahke Mashrapov dhe eshtë 28 vjeç dhe mban pasaportë të Kirgistanit.

Lajmi bëhet i ditur nga korrespondentja e televizionit britanik ITV Sally Lockwood, e cila citon burime të policisë turke.

Sakaq, gruaja e tij mësohet të jetë ndaluar në provincën konservatore të Konias, ku kishin ardhur me dy fëmijët e tyre në fund të nëntorit nga Kirgistani.

“Për atentatin e mora vesh nga televizori. Nuk e dija që burri im ishte një simpatizant i ISIS”. Kështu deklaroi para policisë turke gruaja e vrasësit.

Një ditë më parë, ISIS mori përsipër sulmin në club “Reina” që la pas 39 të vdekur, 25 prej të cilëve me shtetësi të huaj.

Loading...

Lini nje pergjigje