Festojnë Vitin e Ri bashkë, por pas festës 24-vjeçarja i djeg shtëpinë të dashurit

0
209

Një 23- vjeçar ka vdekur, pasi e dashura i vendosi flaken shtëpisë së tij, vetëm disa orë pasi festuan Vitin e Ri.

Një familje në Angli, ka përjetuar orë tmerri, mëngjesin e së dielën, pasi e dashura e djalit, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij. Cameron Logan, 23- vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë, pasi e dashura e tij, 24-vjeçarja i ka vënë flakën shtëpisë të së dashurit në East Renfrewshire.

Çifti ka festuar natën e Vitit të Ri së bashku, por më pas 24- vjeçarja i ka vënë qëllimisht zjarrin banesës. Sipas mediave britanike, të cilat citojnë policinë deri me tani nuk dihet shkaku, por zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe pretendohet të jetë vendosur nga e dashura e Logan.

Milngavie-fatal-fire

Si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen Cameron Logan, prindërit kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa 24-vjeçarja është në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta.

Deri më tani nuk ka ende detaje, por nga hetimet paraprake rezulton se zjarrvënia ishte e qëllimshme./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here