Apple nuk ia del dot vetë, modelet e reja do të ‘ndërtohen’ nga Samsung!

0
166

Apple pritet të lançojë modelet e reja të iPhone në 2017 dhe njëri prej këtyre modeleve pritet të vijë me ekran OLED ndërsa tjetri me teknologjinë LCD.

Sipas raporteve të reja, thuhet se Samsung do të furnizojë kompaninë Apple me ekranet OLED për iPhone-ët e vitit të ardhshëm.

Samsung Display do të jetë furnitori ekskluziv i panelëve AMOLED që do të përdoren në pajisjet e reja iPhone të Apple dhe do të shpërndajë 20 milionë ekrane për një muaj, bën të ditur kompania tajvaneze që është pjesë e partnerëve ofertues.

Apple do të lançojë modelet e reja me 4.7, 5.5 dhe 5.8 inç në gjysmën e dytë të 2017. Panelet LCD do të përdoren në dy prej modeleve ndërsa modeli me ekran të madhësisë 5.8 inç do të përdor teknologjinë AMOLED, bëjnë të ditur burimet. Gjiganti amerikan pritet të lansojë telefonat e rinj në shtator të vitit të ardhshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here