Standard.al

Mos blini mish pa vulën e veterinerit

0

Për të monitoruar tregjet në kryeqytet dhe për të siguruar produkte me cilësi të mirë AKU ka marrë edhe masat përkatëse sidomos në këtë ndërrim vitesh ku fluksi i konsumatorëve është më i madh.

Drejtori i AKU për Tiranë Armand Ruçi tha në një intervistë për Ora News se konsumatorët duhet të kenë kujdes kur blejnë mish dhe nënproduktet e tij. Ruçi tha se mishi që blihet duhet të ketë vulën e veterinerit.

Armand Ruçi, drejtor i AKU për Tiranën: AKU dhe drejtoria Rajonale e Tiranës ka intesifikuar kontrollet në të gjitha subjektet e tregtimit dhe përpunimit të mishit dhe produkteve të tij. Jemi përqëndurar në produktet me origjinë shtazore.

Ka rezultuar problematika gjatë inspektimeve?

Armand Ruçi, drejtor i AKU për Tiranën: Ka pasur problematike, ka pasur abuzime nga tregtarët, të cilët tregtojnë produkte pa vulë përkatëse të veterinerit ose nuk kryhet therrja në vendet e përshtatshme. Në të gjitha këto raste jemi treguar të rreptë kemi pasur disa penalitete vlera e të cilave arrin në 200 mijë lekë të reja për cdo subjekt dhe bllokimin e produktit.

Cilat janë elementët e sigurisë?

Armand Ruçi, drejtor i AKU për Tiranën: Unë i bëj thirrje konsumatorëve që kur të bëjnë blerje të mishit të sigurohen që kanë vulën e veterinerit  dhe që garanton që ky produkt është i kontrolluar, i therrur në kushte teknike dhe mund të konsumohet.

Kemi konstatuar raste kur mishi therret pa standard?

Armand Ruçi, drejtor i AKU për Tiranën: Personat që therrin mish dhe tregtojnë jashtë dyqaneve të cilat nuk janë të licensuara nuk janë objekt i kontrollit të AKU. Kur ne evitentojmë këto produkte bashkëpunojmë me policinë për të bërë bllokimin e këtij produkti. Objekt i kontrollit të AKU janë ato që janë të regjistruara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.