Emri/ Grabit kazinonë tek ‘Zogu i Zi’, autori me armë në dorë tenton grabitjen e dytë. Kapet autori

0
198

Rikthehen sërish grabitjet, ndonëse një ditë para ndërrimit të viteve. Mësohet se një kazino në kryeqytet, tek ‘Zogu i Zi’ ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri. Burime zyrtare bënë me dije se Ilir Nelo, i maskur me një kapuç dhe me armë në dorë kishte marrë xhiron ditore në këtë pikë e me pas u largua prej aty.

Pavarësisht grabitjes së parë, autori nuk është ndalur me kaq, pasi në kohën që është larguar prej aty ka tentuar që të kryejë një tjetër vjedhje në një kazino pranë Prokurorisë së Tiranës, kohë në të cilën dhe u arrestua nga punonjës të komisariatit nr. 3 dhe Sektori Operacional. Policia theksoi se ky person paraqiste rrezikshmëri të lartë pasi pistoletën e kishte me plumb në gojë.Saakq, policia po vijon hetimet rreth kësaj ngjarje./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here