Veliaj: More 500 mijë € nga Rama. Aliaj: Tunxh, s’janë paratë e mamit tënd

0

Mungesa në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës e nënkryetarit të komisionit të Urbanistikës, Besnik Aliajt, këshilltarit të opozitës është bërë shkak për debat mes kryebashkiakut Veliaj dhe opozitës.

Loading...

veliaj1

Këshilltarët e opozitës kanë deklaruar se Aliaj nuk është pjesë e mbledhjes pasi ai është kërcënuar. Pas kësaj ka reaguar ashpër Veliaj, që e ka akuzuar Aliajn si arrivist, hipokrit dhe njeri që kërcënohet me shuka lekësh.

 

 

“Po bëhet një aludim sikur ky është kërcënuar, do t’ja them në sy se me duket hipokrizi pasi merr gjysmë milionë euro për punë publike nga qeveria e drejtuar nga Rama refuzon të vijë në debat, atij i vjen turp ndaj nuk vjen, ai është arrivist. Nëse është kërcënuar do e bëj unë vetë denoncimin dhe t’i ofroj mbrojtje nga kushdo që e kërcënon”- tha Veliaj.

Sipas Veliajt, vetëm Aliajt i shkon dëgjesa 24 mijë euro.

 

“Nëse ai ka bërë më shumë dëgjesa për Shkodrën unë jap dorëheqjen, ju sfidoj, por kryetarja e bashkisë së Shkodrës e nxori me shkelma nga bashkia, jeni e njëjta parti por para interesit publik nuk ka. Në momentin që kjo hipokrizi del sheshit, dal unë garant. Por se si anëtari juaj urbanist merr gjysmë milionë ha bukën e qeverisë dhe e pështyn në darkë nuk e kuptoj. Ju jeni ndryshe, e urreni Veliaj, bëni punën politike, por jo si ai”- tha ai.

Reagon Aliaj, akuza të ashpra ndaj Veliajt   

Pas debatit në Këshill dhe deklaratave të ashpra të Veliajt, ka reaguar Aliaj. Me një postim në profilin e tij në FB, Aliaj e akuzon Veliajn si injorant, të pashkollë dhe i kujton paratë e mamit.

“Financat publike jane taksat e qyetareve o tunxh jo parate e mamit tend!!! Dhe gara eshte sfide e jo si pazari yt!!! Dhe jane me shpatull e tru jo me injorance e pa shkolle!!!”- shkruan Aliaj.

Ndërkohë që më herët, Aliaj ka sqaruar arsyen e mungesës në mbledhjen e sotme.

“Në kushtet e një qeverisje gati putiniste unë e refuzoj pjesëmarrjen për t’u mos u bërë pjesë e një akti të dhunshëm dhe antiligjor”, ka deklaruar ai.

Aliaj një profesionist dhe urbanist i njohur ka theksuar se nëse ky plan votohet, sot ai do të japë dorëheqje të parevokueshme edhe nga funksioni i këshilltarit bashkiak.

“Në rast miratimi të planit, unë ju uroj sukses në rrugëtimin drejt informalitetit, dhe jap dorëheqjen time të parevokueshme nga çdo funksion dhe angazhim në një këshillin bashkiak që në këto kushte nuk do ishte në gjendje të tejkalojë politizimin dhe dallojë konfliktin e interesave në një dokument me shumë rëndësi për të ardhmen dhe jetën në qytet. Natyrisht do ta vijoj angazhimin tim për qytetin si qytetar dhe profesionist i lirë”, ka thënë ai.

Loading...

Lini nje pergjigje