Plani urbanistik i Tiranës – Lëvizja surprizë e LSI, ja kërkesa për Veliajn

0
175

Këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë seancë të hapur në mbledhjen e fundit të vitit, ndërkohë që në të pritet miratimi i dy vendimeve të rëndësishme, miratimi i buxhetit dhe plani Urbanistik i Tiranës.

 

Grupi i këshilltarëve të LSI propozojnë që sot të mbahet seancë e hapur për Planin Urbanistik.

“Kërkojmë që seanca të jetë e hapur opinionin publik, të ftohet shoqëria civile të jetë e pranishme në mbledhje dhe seanca e sotme të kthehet në dëgjesë publike për Planin Urbanistik. Te ftohen grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre”- propozon LSI.

Sipas këshilltarëve, transparenca është shumë e rëndësishme ndaj çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që merren.

“Do të rrimë këtu edhe 30 orë me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe te jemi të qartë në vendimmarrje”- tha këshilltari Braimllari.

Sipas tij “vota që kemi marrë është e qytetarëve të Tiranës, jemi këtu për të dëgjuar çdo qytetar, për të mbrojtur çdo shqetësim qe vjen nga qytetarët e Tiranes”- tha ai.

Veliaj prezanton Planin Urbanistik: Si do jetë Tirana

Në ambientet e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur mbledhja ku po diskutohet Plani i Përgjithshëm Vendor dhe projektbuxheti i vitit 2017, i cili do të jetë më i madhi i këtyre viteve.

Në fillim të fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj e cilësoi vitin 2016  fantastik për Tiranën, dhe këtë, sipas tij, e konfirmon fakti i thjeshtë që është realizuar buxheti më të madh që ka pasur ndonjëherë Tirana, plot 12.4 miliard lek. Veliaj renditi një sërë investimesh madhore të nisura nga Bashkia e Tiranës të cilat janë pranë përfundimit të punimeve.

Buxheti i vitit të ardhshëm është shumë më ambiciozi, pasi për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 15, 3 miliardë lekë.

Plani Vendor

Duke u ndalur në Planin e Përgjithshëm Vendor, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky dokument projekton Tiranën si një hapësirë europiane.

“Deri më sot Planet Urbanistike janë parë, me të drejtë, si plane zhvillimi, që përcaktojnë njolla e intensitete ndërtimi. Por kjo nuk ka lidhje me dokumentin që kemi sjellë sot përpara Këshillit. Sigurisht, që edhe ky Plan adreson çështjen e ndërtimit, por kjo është veç njëra nga tematikat e trajtuara aty dhe jo më e rëndësishmja. Sepse mbi të gjitha ky dokument është një inventar i të gjithë problemeve, potencialeve, aseteve të Tiranës dhe i rrugëve sesi këto mund të adresohen apo shfrytëzohen në të mirë të qytetit”, tha ai.

Kryebashkiaku deklaroi se procesi i hartimit të këtij plani ka vendosur pa asnjë dyshim një standard të ri transparence dhe përfshirje të komunitetit.

“Plani që sjellim sot synon t’i japë Tiranës një identitet të ri urbanistik. Nuk është një plan i ngrirë, mekanik, i bukur në letër por i pazbatueshëm në praktikë, por një dokument që e trajton hapësirën e Tiranës së madhe si një organizëm, fleksibël dhe pragmatik sepse fokusohet tek zgjidhjet praktike në të mirë të qytetarëve dhe jo tek vizatimet e bukura në hartë tha Veliaj duke theksuar se plani i ri ka 5 shtylla kryesore:

Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë;

Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet

Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit;

Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter;

Së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë;

RENDI I DITES ME NDRYSHIMET

1. P/Vendim për “Miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë e Tiranës”.

2. P/Vendim për “Miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017”.

3. P/Vendim për “Miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pasurive çerdhe, kopshte, shkolla, biblioteka dhe kinema, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë dhe kërkesës për transferimin përfundimtar”.

4. P/vendim për “Përcaktimin e vendndodhjes së terminalit jug- lindor të autobuzëve në Bashkinë e Tiranës”.

5. P/Vendim për “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.130, datë 28.04.1994 mbi “Riorganizimin e Ndërmarrjes së Dekor- Funeralit” dhe bashkëpunimi midis Bashkisë Tiranë me Ndërmarrjen e Dekorit”.

6. P/Vendim për “Likuidimin e Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale dhe krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Funerale”.

7. P/Vendim për “Përcaktimin e nivelit të pagave dhe numrit të punonjësve të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”.

8. P/Vendim për “Trajtimin me Bonus Strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here