Erdogan: Armëpushimi në Siri, mundësi historike për t’i dhënë fund konfliktit

0
180

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e cilësoi sot marrëveshjen globale të armëpushimit në Siri si një mundësi historike për t’i dhënë fund konfliktit që po shkatërron vendin prej 6 vitesh.

“Duhet që me çdo kusht të mos humbasë kjo mundësi, pasi është një mundësi historike”, deklaroi presidenti turk gjatë një konference për shtyp në Ankara të transmetuar në televizion, mbi çështjen e marrëveshjes së negociuar nga Turqia dhe Rusia dhe që pritet të hyjë në fuqi sot në mesnatë.

Siria dhe aleatja e saj më madhe, Rusia shpallën sot një armëpushim mbarëkombëtar ndaj forcave rebele. Armëpushimi pason rënien e Alepos në duart e forcave të qeverisë siriane.

Moska dhe Ankaraja kanë qenë të angazhuara në negociata intensive në dy javët e shkuara. Më parë këtë muaj, të dy palët ndërmjetësuan një marrëveshje për një armëpushim dhe evakuimin e refugjatëve nga lagjet e bllokuara në qytetin sirian të Alepos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here