Rrëfim nga komisariati, ish-kryebashkiaku: Si më zunë pritë maskat dhe për çfarë u paralajmërova me pistoletë në kokë

0
163

“Nëse mund t’i shpëtosh prokurorisë, s’mund t’i shpëtoni plumbit. Ndaj, mos e hap shumë gojën”. Ky ka qenë kërcënimi që mori sot ish-kryetari i Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda. Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ nga ambientet e komisariatit të Leskovikut, Guda pohon se kanë qenë dy persona të armatosur dhe maskuar që i kanë zënë ‘pritë’ 30 metër afër shtëpisë, duke e kërcënuar me jetë.

Ai rrëfen për ‘BalkanWeb’ se kjo nuk është hera e parë që merr shantazhe, duke shtuar se ka frikë për fatin e familjarëve të tij. Po ashtu, Guda shton se nuk ka besim tek strukturat e policisë, pasi ato sipas tij s’i kanë ofruar asnjë mbështetje deri më tani.

Zoti Guda mund të na thoni se kur ndodhi ngjarja?
Ditën e sotme dy persona rreth orës 17:10 dy persona të maskuar dhe armatosur më janë afruar. Isha 30 metra larg shtëpisë, por rruga ishte e pandriçuar, ishte errësirë. Njëri prej tyre mu afrua dhe më foli, ndërsa tjetri ishte pasiv. Ruante territorin.

Çfarë ju thanë?
Vetëm njëri prej tyre foli. Më vuri pistoletën tek koka e më tha: “Nëse mund t’i shpëtosh prokurorisë, s’mund t’i shpëtoni plumbit. Ndaj, mos e hap shumë gojën”. Për veten nuk kam frikë, por kam frikë për familjen time. U rrezikohet jeta.

Keni marrë kërcënime më parë?
Po. Ky nuk është kërcënimi i parë. Më datën 20 nëntor, ditën kur u mbajtën zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kolonjë u kërcënova nga persona të armatosur e maskuar. Gjithçka bëhet që unë të mbyll gojën, pas hetimeve të prokurorisë. Unë jam nënkryetari i PD-së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak.

Keni dyshime se kush mund të fshihet pas këtyre kërcënimeve?
Nuk di të jap asnjë lloj shpjegimi.

A jeni vënë në mbrojtje nga strukturat e policisë?
Deri më tani nuk më është ofruar asnjë lloj mbrojtjeje nga policia. Edhe kur denoncova herën e parë, asgjë nuk u bë. Personat ende janë të paidentifikuar. Unë aktualisht jam në polici, dhe se di nëse do më marrin në mbrojtje apo jo. Jam në pritje, shpresoj që kjo të marrë fund./E.M/balkanweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here