“Më mirë bëj Velierën se sa heq plehrat e Durrësit”/ Si u përplas Dako me këshilltarët e PD

0
154

Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Armand Teliti konfirmon për BalkanWeb debatin e ashpër që kanë pasur këshilltarët e djathtë me kryebashkiakun Vangjush Dako, të cilit duket se i janë vënë kundër edhe këshilltarët e LSI-së, për sa i përket buxhetit të vitit 2017-të.

Sipas Telitit, Dako ka debatuar fort për projektin e Velirës, një shesh prej 12 mijë metra katrorë që pritet të ndërtohet para Torrës, me një investim prej 6 milion dollarësh, ndërkohë që për opozitën vënia në zbatim e këtij projekti është një luks, në një kohë që qyteti ka probleme me kanalizimet dhe përmbytet sa herë bie shi

“Kryebashkiaku prepotent e tha me zë e figurë, se më i rëndësishëm është projekti i Velierës” se sa të heq plehrat e Durrësit që po mbysin qytetarët”,- u shpreh Teliti për BalkanWeb.

Po sipas tij, “Në vend që paratë të shkojnë për të korrigjuar problemin e përmbytjeve, po shkojnë për të bërë monumente betoni, për rrugë si ajo e plazhit që qepen e shqepen sa herë ka qejf Dako, paratë po shpërdorohen në mënyrë skandaloze”.

BALKANWEB ZBARDH 7 PIKAT PSE PD KONTESTON BUXHETIN E VITIT 2017-të

1. Të ardhurat tatimore për tu arkëtuar, janë rreth 30% më të ulëta se viti 2011.

2.Diferenca e të ardhurave si rezultat i keqmenaxhimit të Bashkisë (Klientelizmit,paaftësisë, korrupsionit)qysh në momentin e planifikimit është mbi 5 milion Euro.

3.Shpenzimet për investime në shkolla, kopeshte cerdhe etj, janë planifikuar vetëm për ndërtimin e një shkolle të re në qytet, ndërsa në Njësitë administrative këto investime janë zero lekë. Ndërkohë që, deri në vitin 2013-të, c’do vit ndërtoheshin minimumi 10 shkolla të reja, me vlerë mbi 600 milion lekë, në të gjithë territorin e bashkisë aktuale.

4.Investimet për infrastrukturën rrugore në 5 njësitë administrative janë planifikuar 120 milion lekë, ndërsa deri në vitin 2013, këto investime ishin mbi 600 milion lekë.

5.Për përpunimin e plehrave në Porto Romano, për kanalet e ujrave të larta, që të mos përmbytet Durrësi nuk është planifikuar asnjë qindarkë investim.

6.Për vitin 2016-2017, nga Bashkia e Durrësit, janë planifikuar për tu shpenzuar mbi 14 miliard lekë, për luksin e Kryetarit të bashkisë, në një perimetër prej 1 km2, nga Porti deri te Muzeu i Deshmoreve, per shkarravina betoni, duke shkatërruar vlerat historike.

Cfarë është projekti “Veliera”
Projekti “Veliera” konsiderohet si një hapësirë për këmbësorin, për argëtimin dhe një pikëtakimi në ambient të hapur por e mbuluar. Për të simbolizuar idenë e komunitetit kontribuon një tendë e madhe guri e mbështetur mbi katër pika në mënyrë që të krijojë hije dhe mbrojtje për sheshin nën të, i cili nga ana e tij shërben si mbulesë e rrugës së automjeteve që do të jetë nën tokë në mënyrë që të eliminohet trafiku automobilistik pikëtakimi perpendikular i dy nga arteriet kryesore urbane do të shfaqet si një skenë natyrale për qytetin ku njerëzit mund të qëndrojnë, ku mund të organizohen shfaqe dhe evente, dhe ku konsolidohet dhe konkludon aksi i gjatë që të çon nga sheshi i Bashkisë për në det.

Forca e erës dhe e valëve ngre ne mënyrë metaforike një terren me gurë, dhe si një anije me vela e ankoruar në katër direkët e shumë anijeve imagjinare, fluturon mbi qytet drejt ujit. Kur bulevardi me palma do të jete i mbyllur nga trafiku, njerezit mund të arrijne nga qëndra e qytetit ne shëtitoren përgjate bregdetit (lungomare) pa kaluar rrugën e makinave, do të shohin sheshin e ri të mbuluar si një sfond I një skenari urban te ri dhe mbresëlënës në pritje që porti mund të hapet në të ardhmen për qytetarët, sic ka ndodhur në qytetet e tjera te Mesdheut, nga Genova ne Barcelone. Tenda e madhe prej guri (e cila qëndron mbi shesh në një lartësi që shkon nga 4 në 18 metra dhe përbëhet nga një spesor që varion nga 30 cm në 4 m) synon gjithashtu të bëhet ikone dhe imazhi i një Durrësi të ri, i cili projekton në botë ndërmjet konstruksionit një simbol të ri që lartëson kuptimin e pritjes, mikpritjes dhe të detit.

Tenda është rreth 60 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, dhe mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela, nga katër kavot të cilat të kujtojnë tamam litarët e përdorur në anijet me vela. Ashtu si përkulja e tendë-mbulesës, edhe dyshemeja e sheshit nën të do të ketë një përkulje në mënyrë që të reduktohet gërmimi i nënkalimit dhe të ngjishet hapësira e sheshit deri në gropën qendrore. Ky i fundit jo vetëm përbën sistemin e kullimit të ujërave nga mbulesa në rast shirash, por përfaqëson edhe një lloj “Syri” që reflekton dritën e diellit duke riprodhuar në dyshemenë e mermertë, si te Panteoni, fuqinë e dritës, pra të elementeve natyrore./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here