Flet make up artist-ja Marsida Dervishi: Si janë aktorët në dhomën e grimit

0
625

Ju keni qënë një ndër make up artist-et në shfaqjen “Të cmendurit Adams” ku keni përshtatur aktorët në role. Si mund ta përkufuzoni si eksperiencë?

Po,dhe ka qenë një ndër shfaqjet që më ka emocionuar më shumë (sidomos në provat gjenerale) kur ti sheh për herë të parë si duket puna jote në sallë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur ndoshta ngaqë ka qenë edhe shfaqja e parë tek e cila kam marrë pjesë e shoqëruar nga kolegu im Jurgen Gjoka!

Si është puna me aktorët?

Të punosh me aktoret është një punë shumë e bukur sepse kanë një shpirt vërtetë artistik dhe një botë komplet të tyren e cila bëhet akoma më e veçantë kur fillon i njeh më mirë.

Sa e vështirë është që t’i përshtasni aktorët në rolin që ata duhen të shfaqen para publikut?

Është sa e veshtirë aq e dhe e bukur. Personazhet e “Të cmendurit Adams” janë marrë nga Familja e famshme Adams e asaj kohe. Na janë prezantuar karaktetet dhe ne duhet t’i përshtasnim tek ato aktorë që na ishin vënë përballë. Sigurisht që grimi ka patur vështirësi sepse po flasim për aktorë me fizjonomi komplet ndryshe nga të vërtetët dhe ishte në dorën tonë që ato të ishin të ngjashëm me atë që na ishte prezantuar në një foto.

A ka patur aktorë “të veshtirë” në kuptimin që s’ju ka pëlqyer se si i keni përshtatur?

Realisht nuk na ka ndodhur, kjo ndoshta edhe për faktin që kanë qënë bashkëpunues gjatë orëve të grimit dhe besimit që kanë pasur në duart tona.

Para se aktorët të dalin në shfaqjen para publikut, kanë ardhur si fillim tek ju tek dhoma e grimit. Mund të na tregoni se si janë aktoret, “ethet” e tyre para shfaqjes? Çfarë kini vënë re?

Patjetër që kemi vënë re emocion sepse pavarësisht sa herë është vënë në skenë ajo shfaqje dhe aktorët janë profesionist çdo herë ka emocionet e veta sepse ato aktorë e dashurojnë punën e tyre. “Ethe” mund të quaja ndonjë faktor të jashtëm si ndonjë problem i papritur në skenë ose “frika” se mos grimi nuk mbaron para fillimit të shfaqjes. Për pjesën tjetër ka secili dhomën e vet ku çliron çdo emocion negativ të mundshëm. (buzëqesh)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here