Nuk gjente faks në Tiranë, futbollisti shqiptar u transferua me “WhatsApp”

0
173

Emri i Klaus Gjasulës nuk është shumë i njohur në Shqipëri, por 27-vjeçari është një mesfushor i cili ka disa vite që aktivizohet me sukses në kategorinë e tretë dhe të katërt gjermane.

Ai është vëllai i vogël i ish-mesfushorit të përfaqësueses shqiptare, Jurgen Gjasula dhe ndonëse nuk ka pasur po aq sukses në karrierën e tij, ka bërë emër në sezonet e fundit ku së fundmi është aktivizuar me Halleshen FC në Ligën e Tretë. Megjithatë, për lojtarin kjo aventurë e fundit mund të mos realizohej për shkak të një problemi logjistik: në Tiranë nuk gjente një vend nga të dërgonte një faks.

imago25655685h

Lojtari ka shpjeguar për “Bild” se kishte qenë për vizitë te gjyshërit e tij në Tiranë, duke kaluar këtu verën kur ishte kontaktuar nga trajneri i Halleshen, Riko Shmid dhe kishte arritur akordin paraprak me të. Trajneri i kishte bërë të ditur se dëshironte të firmoste mënjëherë kontratën dhe Gjasula nxitoi që ta firmoste.

Por në atë moment, ai nuk gjente dot një vend nga të dërgonte me faks dokumentin e firmosur, siç ndodh rëndom në këto raste. Në pamundësi për të bërë një gjë të tillë, futbollisti iu kthye teknologjisë moderne dhe një “App”-i që i mundësoi që të firmoste me klubin. Ai fotografoi me kujdes kontratën e tij dhe ia nisi me “WhatsApp” trajnerit Shmid. Kështu kontrata u nënshkrua edhe nga drejtuesit e klubit dhe më pas u zyrtarizua nëpërmjet Federatës Gjermane.

header

Gjasula nënshkroi për Halleshen, ku tashmë është kapiten dhe bashkë me këtë skuadër po synon që në edicionin e ardhshëm të ngjitet në Bundesligën 2, ku e pret vëllai i tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here