“Kissenger”, aplikacionin që ju lejon të putheni në distancë (foto)

0

A ju është dukur e sikletshme kur e dashura juaj ju “puth” kur flisni në Skype dhe pret dhe që ju të bëni të njëjtën gjë? Ose kur mamaja juaj ju puth nga telefoni dhe ju nuk jeni të sigurtë se si t’i përgjigjeni?

Tani zgjidhja është Kissenger. Përshtatësi për smartphone Kissenger ju ndihmon të shmangni zhurmën e sikletshme të puthjes nga ana tjetër e telefonit, dhe ju lejon t’i jepni të dashurve tuaj një puthje “të vërtetë” në internet. Kjo pajisje ndjen puthjen tuaj dhe transmeton atë tek të dashurit tuaj në kohë reale. Pajisja gjithashtu arrin të masë forcën e puthjes. Kissenger, emri i të cilit është një kombinim mes “kiss” dhe “Messenger”, u krijua nga Emma Zhang dhe skuadra e saj.

Është një aparat silikoni, me sensorë që aplikohen në smartpohen dhe mundëson lidhjen në distancë. Duhet ta provoni për të kuptuar nëse Kissenger e ka arritur apo jo qëllimin, atë të emocioneve që krijohet përmes kontaktit

Ata e krijuan këtë pajisje për të lidhur “çiftet në marrëdhënie të veçantë”, “pjesëtarë familje që janë larg njëri-tjetrit”.bw

sensors-452x341kissinger

Lini nje pergjigje