Terapia e re e geneve/ 6 vjecarja fiton betejen me kancerin (FOTO)

0
226

Një 6 – vjeçare e cila vuante nga leuçemia dhe që u bë njeriu i parë në botë që iu nënshtrua një terapie të re të geneve mund të gëzojë sërish, pasi kanceri i saj është zhdukur.

Në fillim të këtij vitit, Erin Cross ishte tepër sëmurë pasi vuante nga një formë vdekjeprurëse leuçemie, limfoblastikë akute, një kancer i qelizave të bardha të gjakut.

Por pas një apeli publik në një program televiziv në Britani, familja e saj arriti të mbledhë 100 mijë paundë dhe në Korrik, Erin udhëtoi drejt Seattle.

erin-1

Atje, e mitura iu nënshtrua një terapie të re AR (Chimaeric Antigen Receptor), e cila konsiston në ri – ndërtimin në laborator të qelizave T (nëntip i qelizave të bardha), që përdoren më pas për të sulmuar dhe vrarë qelizat kancerogjene, kur injektohen sërish në trupin e pacientit.

Tashmë, prindërit e 6 – vjeçares morën lajmin e mirë nga Spitali i Fëmijëve në Seattle, se analizat e gjakut treguan se kanceri është zhdukur tërësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here