Skandali/ Vajza e vdekur në 1983 figuron e gjallë

0
362

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News ka denoncuar sot një skandal në zyrat e gjendjes civile në Tiranë, të cilat lëshojnë çertifikata personale edhe për personat që kanë vdekur.

I tillë është rasti i Agim Xhungës, një qytetar nga Tirana.  Bashkëshortja e tij lindi një vajzë në vitin 1983 e cila ndërroi jetë dy ditë më vonë. Vajza lindi më 19.04.1983 dhe ndërroi jetë më 21.04.1983.

Para 7 vitesh kur zotërisë i duhej një çertefikatë shikon të regjistruar edhe vajzën e tij që kishte ndërruar jetë. Pas kësaj i drejtohet zyrës së gjëndjes civile ku kërkon që të çregjistrojë vajzën. Zotëria disponon një dokument nga materniteti mbretëresha “Geraldinë” me anë të cilit tregon ditën e lindjes së vajzës dhe arsyen e vdekjes.

Z.Xhunga ka dhe një dokument nga shërbimet funerale që tregon se e ka varrosur vajzën. Edhe pse ka dy vërtetime njësia administrative nr 5 nuk ja çrregjistron vajzën. Ai ka hapur një gjyq në Gjykatën Administrative por Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën si të pabazuar në ligj dhe prova.

agim-xhunga

Denoncuesi: Quhem Agim Xhunga.

Gazetarja: Përse i jeni drejtuar emisionit “BOOM”?

Denoncuesi: Jam prind i një djali të vetëm edhe në çertifikatën familjare mua me del e regjistruar edhe një vajzë, e cila ka ndërruar jetë në maternitet për një problem shëndetësor.

Gazetarja: A e çregjistruat ju?

Denoncuesi: Atë ditë që ka vdekur vajza unë kam marrë një dokument në njësinë 8 ishte atëhere, kam shkuar kam marrë vajzën në morg dhe unë me atë dokument e kam varrosur në varrezat e Sharrës. Vete në zyrën e funeraleve të bashkisë Tiranë marr një vërtetim. Pas kësaj interesohem në maternitetin e Tiranës. Këto dy vërtetime i kam paraqitur në njësinë administrative 5 dhe më thanë që ne nuk bëjmë asgjë, shko tek bashkia e madhe. Bashkia më ka dhënë përgjigje, hap gjyq dhe ky muhabet ka filluar ka një vit me problemet gjyqësore që nuk po zgjidhen. Kemi hapur një gjyq në Gjykatën Administrative. Pas 7 seancash në Gjykatën Administrative që për herë të parë janë paraqitur edhe palët e treta, bashkia e Tiranës dhe njësia 5 nuk e pranojnë padinë, pres që ta apeloj në Gjykatën e Apelit për një problem kaq të thjeshtë.

gjendja-civile

Bashkë me kameran e BOOM, zoti Agim mori një çertifikatë personale të vajzës së tij të ndjerë.

Denoncuesi: Dua një çertifikatë familjare dhe një të gjendjes civile të çupës

Gjendja Civile 5: Atëhere një personale dhe një familjare

Denoncuesi: Familjare dhe personale të Teutës

Gjendja Civile 5: Po, merre çertifikatën

Denoncuesi: Ditën e mirë, faleminderit shumë

Gjendja Civile 5: Asgjë

ssssssss

dorec

Bledar Doracaj: Emri i vajzës është inaktiv

Mikrofoni i emisionit “BOOM” pyeti drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj tha se emri i vajzës së ndjerë është bërë inaktiv dhe askush nuk mund të tërheqë një çertifikatë ne emër të saj.

Doracaj: Në kemi bllokuar rekordin në regjistrin e gjendjes civile që do të thotë sot fëmija i ndjerë nuk është më aktiv në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Në drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile babai i fëmijës së ndjerë nuk është paraqitur asnjëherë. Kemi vlerësuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur se zotëria i është drejtuar edhe Gjykatës Administrative në momentin që cështja është në shqyrtim nga Gjykata Administrative, Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile nuk mund ta zgjidhi administrativisht. Jemi të gatshëm që sapo gjykata të na thërrasi për të dhënë pretendimet tona, besoj se cështja do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here